• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro

by A. Q
07/10/2026 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tatëpjeta e euros ka vijuar edhe më shumë në këtë fillim tetori, duke kapur kështu minimume të reja në tregun e këmbimit valutor shqiptar.

Nga markete, pika shitjeje dhe blerjeje, institucione financiare, monedha evropiane është këmbyer edhe për 87 lekë, duke u zhvlerësuar ndjeshëm përballë superlekut.

Ekspertët e ekonomisë, përtej shkaktarëve të përhershëm, e lidhin këtë ecuri edhe me efektet e përafrimit të sektorëve me direktivat e Bashkimit Evropian.

​“Këtu do të doja ta lidhja dhe me konvergjencën që ka ekonomia e Shqipërisë me ekonomitë e vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, ku ne aspirojmë të bëhemi palë. Dhe është një qasje për të arritur këtë lloj konvergjence, do të ketë dhe një efekt të caktuar në kurset e këmbimit apo në normat e inflacionit. Kjo është një zgjidhje dhe një mundësi e cila, ashtu siç ka ndodhur dhe me Çekinë, po ndodh edhe me Shqipërinë. Në një tjetër qasje është rasti i Serbisë dhe Rumanisë, dhe në një kombinim të të dyjave kemi rastin e Polonisë”, tha eksperti Artur Ribaj për TCH.

Ndërsa oferta e euros në ekonomi mbetet e lartë, Banka e Shqipërisë ka shtuar blerjet në treg në përpjekje për të amortizuar forcimin e lekut. Duke bërë që rezerva valutore të arrijë deri në 8.4 miliardë euro, rreth 1.3 miliardë më shumë se një vit më parë.

Për efektin e kursit të këmbimit në ekonomi, ministria e ekonomisë deklaroi se do të bëhen studime për të parë reflektimin në sektorë të ndryshëm që operojnë me këtë valutë. Por për ekspertët këto studime nuk do të ndikojnë në treg përballë një zhvlerësimi kaq të ndjeshëm.

“Mendoj që nuk ka për të dhënë ndonjë efekt të madh, sado studime apo ndërmarrje të tjera të bëhen, pasi dhe pak më parë e thashë se çfarë force reale ka leku. Ndërkohë që do të flasim për një rivlerësim të tij, në rritje të vlerës së tij në raport me euron, por jo me fuqinë blerëse të vetë. Dhe si pasojë mendoj se trendet do të vazhdojnë të jenë të tilla. Dhe sado do të ketë patjetër dhe mirë është të bëhen përpjekje për të mos pasur abuzime, por trendet do të vazhdojnë të konvergojnë në drejtim të ekonomive më të zhvilluara të Evropës”, tha eksperti Artur Ribaj.

Një lek gjithnjë e më i fortë, një euro gjithnjë e më e dobët dhe një rezervë valutore që nuk ka qenë kurrë kaq e lartë. Sipas ekspertëve tani beteja nuk është më vetëm për kursin, por për pasojat që po lë në ekonomi.

Next Post
Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Rubio në Athinë, Greqia dhe SHBA-të thellojnë partneritetin strategjik në mbrojtje, energji dhe siguri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: ç’fitojmë?

October 7, 2026
“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

“S’ka pasur ballafaqime përpara hartimit të Territoriales”- Kryebashkiakja e Dimalit përplaset me Maznikun, deputeti: Do përfitoni nga bashkimi me Beratin

October 7, 2026
Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

Sulmi i 7 tetorit/ Zv/kryeministrja Koçiu në ceremoninë përkujtimore: Shqipëria qëndron në krah të Izraelit! Ndaj terrorizmit s’mund të ketë heshtje

October 7, 2026
Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

October 7, 2026
Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

October 7, 2026
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

October 7, 2026
Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

October 7, 2026
U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

October 7, 2026
SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com