• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i pasluftës së Aleks Budës: Shkatërrimi dhe grabitjet e gjermanëve në Apolloni e Butrint

by Java News
17/04/2021 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një raport të gjatë e të detajuar hartuar nga Aleks Buda dhe një ekip specialistësh për dëmet e luftës në sektorin e trashëgimisë në Shqipëri, jepen detaje të imëta mbi objektet e shkatërruara plotësisht, grabitjet, apo edhe objektet arkeologjike të dëmtuara rëndë nga ushtria gjermane.

Në një pjesë të raportit të tij hartuar në janar 1947, Aleks Buda fokusohet në shkatërrimet e ndodhura në Apolloni dhe në Butrint si dhe në disa qytete të vjetra shqiptare si Berati, Durrësi, Elbasani etj.

Por alarmin më të madh Buda e jep për shkatërrimet, grabitjet dhe dëmtimet e rënda në Apolloni.

Ja çfarë shkruan ai në raportin e tij të dëmeve të luftës nga ushtria gjermane në Shqipëri:

“Shqipnia gjatë luftës kundër okupatorit gjerman ka pësue dame kolosale në pasuninë e saj  arkeologjike-artistike; qoftë nga  veprimet e luftës drejt për drejtë, qoftë nga fortifikimet që ndërtoi ushtria gjermane në bregun e detit ose në vend e të tjera të përshtatshme, qoftë nga grabitje kolektive apo individuale nga ushtarë gjermanë. Me gjithë pengesat që ka statistika  në gjetjen e dameve private, tabela nr.1 na ep nji shumë të konsiderueshme për objekte me vleftë artistike  ose antikuare që u janë grabitë privatëve nga ushtarë gjermanë.

Por dami ma i madh që i asht shkaktue pasunisë  arkeologjike së Shqipërisë asht vandalizmi i bamë në qytetin antik të Apollonisë (Pojan). Qyteti i rrëmuem nga misionin arkeologjik francez nën drejtimin e prof. Leon Rey u transformue në një fortifikatë detare. Pa marrë parasysh vleftën arkeologjike, gurët u çkëputën nga muret, nga kamaret, e u përdorën  për me ndërtue fortifikime ose strehime antiajrore të mëdhaja.

Xhevahire si portiku i shek.II-të para Krishtit u shkatërrue tue i marrë  shtyllat e stilit jonik maqedonik, nji stil që gjindet vetëm në Apolloni. Muri i Akropolit u prish për të hapë strehime antiajrore. Asht dëmtue randë theatri, monumenti i Agustëve etj, duke lanë me nj’anë materialin e lujtshëm si fragmente etj, që asht grabitë nga ushtarët gjermanë. Dami i shkaktuem në Pojan-Apolloni asht kolosal e me çdo shumë reparacionesh nuk mund të vihet në vend.

Në fushën tjetër të rrëmimëve me famë botnore, në Butrinto, përveçse nga grabitjet e materialit të luejtshëm nga  fushat e rrëmimeve na asht shkaktue nji dam i madh me shkatërrimin e plotë të fortesës e të pallatit venecian nga fortifikimet detare gjermane. Me këtë asht zhdukë monumenti ma me rëndësi nga historia mesjetare e Butrintos.

Dame të konsiderueshme  kanë pësue fortesa të vjetra karakteristike për qytetet e vjetër të Shqipërisë e që datojnë nga kohë të vona të antikitetit, nga epoka byzantine, veneciane ose turke. Kështu p.sh me rastin e një bombardimi që bani ushtria gjermane në Durrës ditët e kapitullimit të Italisë (shtator 1943) e me rastin e fortifikimeve detare asht damtue kalaja e Durrësit; nga ndërtime strehimesh antiajrore  dhe nga nji bombardim i Beratit ditët e çlirimit nga ushtria N.Ç. (shtator 1944) asht damtue Kalaja e Beratit. Nga ndërtimi strehimesh antiajrore asht damtue ma në fund  edhe kalaja e Elbasanit”.

Aleks Buda ishte ngarkuar nga qeveria e pasluftës, menjëherë pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, për të verifikuar e analizuar dëmet e luftës në fushën e trashëgimisë historike e artistike, sikurse edhe për sistemimin dhe administrimin e pasurive të trashëgimisë të sekuestruara nga regjimi komunsit në vitet e para të pasluftës.(Tesheshi)

Next Post
Si sot, më 6  Mars, lindi Gabriel Garcia Markez dhe Mikelanxhelo

Si sot, më 17 Prill, vdiq Gabriel Garcia Markez dhe Benjamin Franklin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

Holanda tërhiqet nga operacionet antidrogë të udhëhequra nga SHBA-ja në Karaibe

January 6, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë? Tabaku: Nuk di të ketë një vendim të tillë! Vlerësoj mendimin ndryshe!

January 6, 2026
Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

Koçiu nga Shkodra: Situata nga reshjet nën kontroll, strukturat në gatishmëri në të gjithë vendin

January 6, 2026
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Zbulohet arsenal armësh dhe drogë në Roskovec, arrestohen dy persona

January 6, 2026
Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

Vendosi bast se Maduro nuk do ishte më president, fiton 436 mijë dollarë

January 6, 2026
Çifti me një fëmijë të mitur kërkon të ndahet, Gjykata nuk i lejon, ja cila është arsyeja

I drogoi dhe filmoi abuzimin seksual ndaj dhjetëra grave, hipnoterapisti del para gjykatës

January 6, 2026
Kurbini, bashkia më e prekur nga moti i keq. Vengu: Pritet një front i dytë meteorologjik në vijim

“Ushtria po monitoron lumenjtë”, ministri Vengu: Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike

January 6, 2026
Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

Panik në Ramallah, forcat izraelite bastisin universitetin! Plagosen 11 palestinezë

January 6, 2026
Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

Operacioni ndaj Maduros / Zekthi: Nuk u realizua për të vendosur demokracinë në Venezuelë

January 6, 2026
Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In