• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raporti i Autoritetit të Konkurrencës në Kuvend/ “Je kot në detyrë!”, Braçe ironi me Denar Bibën: Nuk po ‘kap’ kartelet se s’ke makinë të shtrenjtë

by S T
19/07/2024 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes debateve të forta u zhvillua raporti i Denar Bibës mbi veprimtarinë vjetore të Autoritetetit të Konkurrencës për vitin 2023, i cili mbajti fjalë pas mesnate në seancën maratonë të Kuvendit e cila zgjati 17 orë.

Lejimi i përqendrimeve të shërbimeve në duart e pak kompanive, sipas deputetëve të opozitës dhe mazhorancës po krijon hapësira për abuzim në dëm të interesit të qytetarëve. Menjëherë pas përfundimit të prezantimit të raportit nga Denar Biba, deputeti socialist Erion Braçe me tone të larta kërkoi prova se ku është bazuar ky institucion që ka pushuar monitorimin e kompanive të tregut të plehrave kimike.

Sipas deputetit këto kompani nuk presin kupon tatimor, si dhe abuzojnë me çmimet edhe pse çmimi i dapit, nitratit dhe uresë ka rënë në tregjet e huaja.

“Një autoritet që miraton shumicën e kërkesave për përqendrime, bën përshtypje kjo gjë. Keni mbyllur monitorimin e tregut të plehrave kimike pas një viti. Më bën habi që konfirmoni se në këtë treg ka vetëm dy kompani deri në 3. Kësaj radhe keni konfirmuar që çmimet e këtyre produkteve janë të ndryshme.

Po si e provuat, pasi këta operojnë në të gjithë vendin dhe nuk presin një kupon tatimor. Nëse ju dilni sot dhe më tregoni një bujk që të ketë marrë një kupon tatimor që të certifikojë çmimin e një thesi me dap, me ure apo nitrat unë ua pranoj këtë që keni shkruar.

Edhe pse ka filluar furnizimi në normalitet çmimi nuk ndryshon pasi dy kompani që ja dalin në gjykatë të fitojnë mbi ju dhe mbi të gjithë ne këtu, dhe mbi fermerët, arrijnë të fitojnë përsëri dhe marrin këtë nga ju”, tha Braçe.

Ndërkohë deputetja e PD, Jorida Tabaku iu drejtua kreut të Autoritetit Denar Biba, me pyetjen se a ka një monitorim apo hetim të tregut të telefonisë celulare.

Kësaj pyetje Biba ju përgjigj duke thënë se në tregje mund të bëhen abuzime, por ata nuk kanë staf dhe mjete transporti për t’i hetuar të gjithë sektorët.

“Ne nuk mund t’i hetojmë të gjitha tregjet sepse nuk kemi staf, ndaj ne i hetojmë në mënyrë selektive dhe bëjmë fillimisht hetime, vetëm kur kemi indicie ne vijojmë hetojmë.

Kemi kërkuar nga kompanitë e telefonisë informacione për tarifat për kontratat me ose pa parapagesë, nuk na janë vënë në dispozicion. Ne nuk i dimë kostot ja kemi kërkuar AKEP, por nuk i kemi akoma. Ne nuk na është vënë në dispozicion ndonjë analizë si është dalë në atë faturë që ka një paketë e telefonisë”, tha Biba.

Këtij qëndrimi të autoritetit të Konkurrencës i është përgjigjur ashpër dhe me ironi Braçe duke thënë se institucioni nuk po ‘kap’ kartelet se nuk ka makinë të shtrenjtë dhe të shpejtë.

“Ku e keni vënë në rezolutë që autoriteti nuk ka zyra, që nuk ka makina. Si ka mundësi që të gjitha ato makina që sekuestroni, lihet puna e autoritetit pa u kryer dhe mos të vihen në dispozicion.

Nga ato makinat që i merrni atyre modeleve që janë dhe të bukura që janë të shtrenjta dhe të shpejta se kartelet kapen shpejt e shpejt. Është kapur duopoli në telefoninë celulare thonë këta pa makinë është kapur pa makinë, me një akt heroik, dhe duhet ta vini në rezolutë”, tha Braçe.

I pakënaqur nga puna e Autoritetit të konkurrencës përgjatë vitit të kaluar, Braçe shkoi edhe më tej, duke thënë se është e tepërt që Biba dhe bordi drejtues të qëndrojnë në këto pozicione.

“Unë e quaj të tepërt që të vazhdoni të jeni në detyrë. Jo vetëm ju si drejtues, por i gjithë bordi i autoritetit të Konkurrencës, ju jeni kot atje”, theksoi Braçe në fjalën e tij në Kuvend./ Shqiptarja.com

Next Post
Kadilli: “iDE”, derë e hapur për ata që nuk besojnë as tek Berisha, as tek Basha

Kadilli: "iDE", derë e hapur për ata që nuk besojnë as tek Berisha, as tek Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In