• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Përtej kunjave mes vete të Berishës dhe Bashës, jemi gati për ndryshime në reformën zgjedhore dhe territoriale!

by Java News
15/02/2022 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm që të pranojë ndryshime në reformën territoriale dhe për reformën zgjedhore. Duke folur për Zërin e Amerikës, Rama vuri në dukje se ai është për më pak njësi vendore, por ai tha më tej se është i gatshëm që të pranojë edhe propozimet e opozitës për t’i shtuar njësitë vendore. Kryeministri deklaroi gjithashtu se sado ndryshime të kryhen me reformën zgjedhore sërish gjithçka varet nga shqiptarët sepse në fund të fundit ata ta japin fitoren ose jo.

“Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull, te vota”, u shpreh Rama.

Pjesa nga intervista:

Si i shikoni ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, çfarë mendoni ju se duhet korrigjuar tani?

Edi Rama: Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore

Opozita kërkon të jenë më shumë..

Edi Rama: Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendit, jo për të futur kunja me njëri-tjetrin.

Pra jeni me mendje të hapur që edhe mund të shtohen njësitë vendore…

Edi Rama: Unë jam gjithnjë me mendje të hapur.

A pritet të ndryshojë diçka në kodin zgjedhor këtë herë?

Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull te vota.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga zgjedhjet e pjesshme vendore?

Edi Rama: Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës i cili mori peng këto komunitetet për arsyet dhe mosarsyet e tij. Tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë të cilët ofrojnë ofertat e tyre. këto janë zgjedhje vendore dhe politike. Përballë kemi dy forca që nxjerrin kunja me njëri-tjetrin, kush jam unë e kush je ti, po janë aty ku janë për shkak të dy frymëzuese të tyre, që janë pengje të së shkuarës që të dy. Por u takon qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kush do të dojë të ecë përpara me gjithë sinergjinë që kërkon për drejtimin e bashkive do t’i japë votën kandidatëve tanë, kush do që të bëjë politikë për t’i shërbyer një pengu apo një tjetri, do ta lënë qytetin pa shërbimin e duhur, pa ndriçimin e duhur.

Next Post
Rama për zhvillimet në PD: Përdorën forcën jo mëndjen për të ardhur në pushtet!

Rama për zhvillimet në PD: Përdorën forcën jo mëndjen për të ardhur në pushtet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Përplasja për Rendin e Ri Botëror: Nga “Lufta e Ujit” në Ibër te Krisja e Hegjemonisë me Iranin dhe Rusinë

August 24, 2026
Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital

August 24, 2026
Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

Pas 7 orësh me drejtuesit e PS, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec: Prioritetet e mandatit të katërt

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com