• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama mësuesve: Me taksimin e PD, paguanit më shumë se ministri arsimit! E rrisim rrogën me 10%!

by Java News
14/12/2016 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një ceremoni një sërë mësuesish e mësuesesh nga ku deklaroi se në kohën e qeverisjes së PD-së, mësuesit paguanin më shumë taksë se vetë Ministri i Arsimit! Kryeministri tha se një absuditet i tillë ka përfunduar prej 3 vitesh, dhe se në vitin e ardhshëm rrogat e mësuesve do të rriten me 10%.

Rama ka deklaruar gjithashtu se qeveria ka ndërmend të rikonstruktojë tërësisht 108 shkollat që janë në inventarin e nevojave të Ministrisë së Arsimit, me synimin që deri në 2020 të mos ketë asnjë shkollë në vend, që të mos jetë e standarteve më të mira.

“Një mësues që jetonte në ankthin e të nesërmes, sepse askush nga ju nuk e kishte të sigurt vendin e punës. Gjithkujt nga ju të nesërmen mund ti vinte lajmi se do të transferohej, se do të lëvizte nga qyteti në një fshat të largët.

Në mënyrë që vendi i punës të hapej për dikë tjetër, që nuk hynte nga dera përpara, por nga ajo e pasme… një derë e hapur nga teserat e partisë, nga paratë, apo nga fisi. Nuk them se kjo situatë është përmbysur 100%, por besoj se sot askush prej jush nuk e ka më këtë ankth. Askënd nga mësueset dhe mësuesit, nuk e kërcënon më pasiguria se nesër në mëngjes është larguar nga puna apo se është transferuar brutalisht në një destinacion të pamundur.

Kjo nuk është pak, por as nuk është arsye që ne të themi se kemi bërë mrekulli, sepse realisht kjo gjë nuk duhej të kishte ndodhur asnjëherë.

Por fakti se keni tashmë siguri në punë, është një bazë e mirë që të përpiqeni që punën që keni ta bëni sa më mirë, pa parë majtas apo djathtas, se kush do t;ju shpëtojë në kohë rreziku.

Edhe pse në këto 3 vite e pak ka patur fushata elektorale, nuk ka ndodhur që t’ju vijë drejtori i shkollës dhe t’ju thotë se mësimi duhet ndaluar dhe se duhet të nisemi për tek sheshi, sepse ka ardhur kryeministri, apo kryetari i kuvendit… dhe se duhet ti mbushim sheshin!

Ashtu sic nuk ka ndodhur që në oborrin tuaj të vijë një person politik!

Nga ana tjetër dua të ndaj me ju rezultatet që na keni dhënë në PISA 2015, ku rezultatet e 15 vjeçarëve për herë të parë nuk ja ulën kokën shqipërisë dhe të gjithëve ne! Kjo besoj se është shprehje e drejtëpërdrejtë se reforma, ka filluar të japë rezultatet. Jam i bindur se PISA 2018 do të sjellë rezultater më të mira, ashtu sic nuk e diskutoj që vajzat do të dalin më mirë se djemtë!

Burrave mund t’u mos kujtohet tamam tamam, sepse llogaritë ja mbajnë gratë! Cdo muaj duhet të linin 10% të rrogës dhe pavarësisht rritjers së saj, taksa godiste buxhetin në mënyrë të përmuajshme. Ne e hoqëm taksën 10%… ju paguanit në fakt më shumë sesa ministri i arsimit!

Jemi të gatshëm që ta rrisim më tej rrogën tuaj. Për 31 mësuesët e shqipërisë, rroga do të rritet me 10%!”- tha Rama./java/a.k

 

Next Post
Tronditëse! Fëmija 15-muajsh mbytet në legenin me ujë në banesë

Itali, policia arreston një shqiptar të papunë... që kryente “shërbime të tjera”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com