• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 tetori hyn në fuqi Marrëveshja për sigurimet me Zvicrën. Së shpejti dhe me Italinë

by Java News
28/09/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 tetori do të hyjë në fuqi Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur kryeministri Ed Rama i cili thotë se qytetarët e të dy vendeve kanë të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve. Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ratifikohet edhe marrëveshja me Italinë.

Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë u miratua nga parlamenti zviceran më 8 dhjetor 2022.

“Në datën 1️ tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre *Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë #VetëmPërpara”- shkruan Rama.

Çfarë parashikon marrëveshja me Zvicrën?

Marrëveshja e re dypalëshe formalizon marrëdhëniet e sigurimeve shoqërore midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo mbulon sigurimet për moshën e tretë, si dhe për mbijetuesit dhe invalidët, dhe përputhet me standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja siguron që shtetasit zviceranë dhe shqiptarë të marrin trajtim të barabartë përsa i përket të drejtave për sigurime shoqërore, lehtëson qasjen ndaj këtyre përfitimeve dhe lejon që pensionet të paguhen edhe jashtë vendit.

Ajo gjithashtu vendos themelet për një bashkëpunim dypalësh për të luftuar mashtrimet dhe abuzimet me sigurimet shoqërore. Së fundmi, marrëveshja lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve zviceranë dhe shqiptarë dhe i mbron ata ndaj kontributeve të dyfishta të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve.

Shqipëria dhe Italia përfunduan negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet më 26 korrik të 2022. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës u vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali, theksoi aso kohe Rama./m.j

Next Post
Ministri i Brendshëm i Kosovës: Kemi dyshime për përfshirjen e Rusisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

Ministri i Brendshëm i Kosovës: Kemi dyshime për përfshirjen e Rusisë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria hap të gjitha dosjet e informatorëve të komunizmit për t’u përballur me të kaluarën, do publikojë listën: Tradhtarë në çdo familje!

November 2, 2026
VIDEO/ Momenti tragjik, e reja humb kontrollin dhe merr para këmbësoren! Pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares në Shkodër

VIDEO/ Momenti tragjik, e reja humb kontrollin dhe merr para këmbësoren! Pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares në Shkodër

November 2, 2026
Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim -

Shqiptarët dorështrënguar në shpenzime, familjet frikë nga blerjet e mëdha! Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia

November 2, 2026
“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

November 2, 2026
Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

November 2, 2026
“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

November 2, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”

November 2, 2026
“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In