• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rama: Himariotët kokë më vete, por votën çojeni për Gjergji Goron

by
10/05/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeminsitri Edi Rama gjatë turit të tij në jug, ka ndaluar edhe në Himarë ku ka prezantuar prezantuar kandidatin e mazhorancës për këtë bashki, Gjergji Goro.

Në fjalën e preznatimit Rama tha se kryebashkiakët që zgjedh Sali Berisha nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë me qeverinë.

“Qeveria ka dedikuar shumë fonde duke filluar që nga Bypass-i i Vlorës, duke vazhduar me Transballkaniken e  Vlorës, me lumin e Vlorës, me “Lungo Maren” në Vlorë dhe pastaj këtu vazhduar me një sërë projektesh që fillojnë me ujësjellësit e Dhërmiut, për herë të parë mbas 1 mijë vjetësh Dhërmiu do të ketë 24 orë  ujë. Dhe vazhdojmë me ujësjellësin këtu, që nga Kuçi që do ti jap ujë zonës nga Vunoi në Qeparo dhe që ne do ta financojmë në bazë të projektit që ka Gjergji. Tani, doni ujë? Ja ku e keni atë që ua sjell ujin. Doni të rrini pa ujë, kapni një nga ata të dy edhe shikoni pastaj njëri- tjetrin. Se jo për gjë por këta kryetarët e bashkisë që çon Saliu nëpër Shqipëri edhe ky tjetri që ka ardhur këtu, që as emrin nuk dua t’ia përmend e as nuk dua t’ia mbaj mend, se nuk ja mbaj mend, këta nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë më qeverinë. Ndërkohë, ne kemi filluar punën. Besoj që e keni parë atë që po bëhet në bregun e  Qeparoit. Sapo kemi përfunduar projektin e bregut të Himarës. Do të jetë një tjetër projekt fantastik që do ta transformojë gjithë këtë pjesë të qytetit në një pjesë turistike të shkëlqyer dhe me radhë, për Dhërmiun e më tutje”, tha Rama.

Kryeministri vijoi me batutat e tij edhe në këtë prezantim kur tha se himariotët janë kokë më vete, por askush nuk mund t’i marrë për budallenj. Në këtë drejtim Rama tha se  vota e tyre më 21 qershor duhet të shkojë për Goron, i cili sipas Ramës është kandidati që do zhvillojë Himarën dhe do e çojë në drejtimin e duhur.

“Himarjotët janë njerëz të çuditshëm, kanë lloje-lloje gjërash në kokë, janë kokë më vete, por budallenj as kanë qenë dhe as i ka bërë njeri për budallenj. Prandaj do t’ju lutesha shumë atyre himarjotëve që janë me Partinë Demokratike, që mos na turpëroni duke bërë budallain, duke shkuar për të votuar atë që ka sjellë Saliu këtu. Ja ku e keni Gjergjin. Pastaj flamurin e  PD-së tundeni në zgjedhjet e ardhshme, po të doni. Por këtu na duhet një votë shumë e fortë për Gjergjin, sepse na duhet një motiv shumë i fortë që të vazhdojmë të punojmë sëbashku.Unë nuk vë në diskutim fitoren e Gjergjit, por unë vë në diskutim votën e demokratëve dhe të atyre të tjerëve që nuk e di për çfarë arsyeje mund t’ia japin votën partisë së mikut tonë, Vangjel, se nuk i duhet ajo votë as atyre, as Vangjelit, as Saliut. Ne duhet të mbledhim të gjitha votat për Gjergj Goron, i cili tani do të marrë fjalën si kandidat i përbashkët, si kandarit i PS-së, si kandidat i LSI-së dhe si përfaqësues i të gjithë qytetarëve të ndershëm dhe të mirë të këtij komuniteti”, tha Rama

Next Post

Tentoi të godasë me karrige Bashën, lihet në burg 27 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam denoncuar kancerin e politikës Ilir Meta”/ Valteri: PS nuk është si opozita që u fsheh në listën e mbyllur si ‘struci’

“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

September 14, 2026
Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

September 14, 2026
“Pasqyrë Albania një mur për të mashtruar qytetarët”- Berisha akuza kryeministrit: Rama do që të vjedhë 130 mln euro në Aeroportin e Vlorës!

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

September 14, 2026
Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

September 14, 2026
Katër vjedhje në Peqin dhe Elbasan, në pranga dy persona, policia u gjen makinën e marrë me qira dhe mjetet e përdorura për grabitjet

Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në Qafë Mollë, Policia u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë

September 14, 2026
Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

Pagat e magjistratëve, Rama: Hata që një gjyqtar thotë se pagat na takojnë sepse ‘i kemi mbledhur vetë’

September 14, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

September 14, 2026
Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

Kanadaja hyn në lojë, Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

September 14, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ç’punë ka Garda e Republikës të ruajë një gjykatë?!

September 14, 2026
Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

Plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, arrestohet autori

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com