• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj duhet të lirohet”/ Valteri: Hetimi ka një vit që është mbyllur, Tirana ka nevojë për kryebashkiakun

by A R
14/09/2026 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Halit Valteri, argumentoi se Erion Veliaj duhet të lirohet nga paraburgimi, pasi sipas tij, hetimet janë mbyllur prej rreth një viti dhe nuk ekziston më mundësia që kryebashkiaku të ndërhyjë në prova.

Në studion e “Shqipëria Live”, Valteri ngriti pikëpyetje mbi arsyet e vijimit të masës së arrestit me burg ndaj Veliajt.

“Ka një vit që është mbyllur hetimi. Çfarë provash do të prishte këtë vit që është mbyllur hetimi? Çfarë e bën një prokuror ta persekutojë tjetrin?”, deklaroi Valteri.

Ai bëri edhe një krahasim me raste të personave të akuzuar për krime të rënda, duke pretenduar se ndaj Veliajt është vepruar me një standard tjetër.

“Krimineli që akuzohet për 4-5 vrasje iku me vrap, ndërsa Veliajt i futen 30 policë në sallën e operacionit. Pra, ka persona që janë të investuar që Veliaj të rrijë në burg”, tha Valteri.

Valteri iu referua në fund edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se mosreflektimi i tij në vijimin e çështjes do të ishte, sipas tij, një goditje për drejtësinë.

“Fundi i drejtësisë do të ishte nëse nesër nuk do të zbatohej rekomandimi i Kushtetueses që thotë se Tiranës i duhet kryebashkiaku”, tha Valteri

Pjesën tjetër të argumentit të tij ai e lidhi me gjendjen e kryeqytetit dhe funksionimin e administratës bashkiake. Sipas Valterit, mungesa e Veliajt është reflektuar në pastrimin, mirëmbajtjen e rrugëve dhe në vendimmarrjen për investimet.

“Sot Tirana është më e pisët, pa rrugë, Drejtoria e rrugëve fle gjumë. Drejtoria e pastrimit të Tiranës është më e dështuara. Administrata e bashkisë ka zero komunikim me këshillin sepse ata që u shkarkuan punonin për interesat e tyre dhe jo të qytetarëve. Drejtorë pa identitet, pa pikë kontributi që nuk njiheshin në komunitet. Vendoseshin për të miratuar buxhetin. Kush do t’i drejtonte, Anuela. Nëse je tapë nuk ke si drejton mbledhje këshilli. Prandaj them që nëse nuk kthehet Veliaj kanë prekur qytetarët që e kanë votuar.

Do guxim vendimmarrja, kush do ta marri vendimin për investimin për shembull në zonën e Kasharit, që kemi vetëm 30 minuta ujë. Dhe për sa kohë që nuk është dikush për të marrë vendimin, nuk bëhet dot. Drejtori i ujësjellësit, me gjithë respektin që kam për të, nuk mund ta marrë i vetëm këtë vendim.

Rrugës për në Top Channel, bën makina sikur je në xhungël, jo në Tiranë, e keni parë dhe vetë. Për sa kohë kemi njerëz të korruptuar dhe të paaftë dhe që kanë dezertuar punën në bashki, duhet të kemi patjetër dorë të fortë që t’i largojë” , përfundoi Valteri.

Next Post
Pse Natalie Harp është gjithmonë pranë Trump? Rriten pyetjet dhe polemikat

Pse Natalie Harp është gjithmonë pranë Trump? Rriten pyetjet dhe polemikat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

November 2, 2026
“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

November 2, 2026
Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët

November 2, 2026
“Kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon”/ Ish-prokurori Karanxha: Ata që dhunojnë pronën dhe policinë, të përballen me ligjin!

“Kemi diskutuar se drejtësia nuk funksionon”/ Ish-prokurori Karanxha: Ata që dhunojnë pronën dhe policinë, të përballen me ligjin!

November 2, 2026
Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

Momente paniku në Spanjë, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

November 2, 2026
“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

“Disa prej tyre kanë pasur background ushtarak”- Protestat e dhunshme, Karamuço: Amerikani i arrestuar furnizonte me molotovë dhe gurë ‘grupin e zjarrit’

November 2, 2026
Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden

November 2, 2026
Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

Reforma Mjedisore/ Shqipëria harton kuadrin e ri rregullator për bateritë, sipas standardeve të BE-së! Skemë “ndotësi paguan”

November 2, 2026
Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In