• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Asnjë takim personal”/ Berisha pas kthimit nga SHBA-të: Tre ngjashmëritë me vizitën e para 35 viteve

by A R
14/09/2026 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë për media nga ambientet e selisë blu, nga ku dhe la mbresat e tij për vizitën në Shtetet e Bashkuara.

Fillimisht, ai krahasoi këtë vizitë me atë të para 35 viteve, duke shprehur, sipas tij, tre ngjashmëri.

“Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim, unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare. Kjo është e vërteta. Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim, unë shkova me një qëllim kryesor: të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA-ve dhe të diasporës tonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Së treti, në atë udhëtim, ku unë me mikun tim të ndjerë, Gramoz Pashko, shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, thashethemi dhe i tërë establishmenti u tërbuan kundër nesh. Ata lëshuan ndaj meje dhe Gramoz Pashkos të gjitha epitetet e tradhtisë, agjenturës, etj., etj., por kësaj radhe nuk ishin më të pakta. E vërteta është që në Makondën e Kolonel Buendias, kësaj radhe, të themi të vërtetën, për shkak të shumësisë së medieve ishin edhe më të shumta”, tha ai.

Më tej, kryedemokrati theksoi se takimet e tij me amerikanët nuk ishin për çështje personale, por vetëm për të paraqitur pikëpamjet politike për Shqipërinë si opozitë.

“Së pari, në vizitën tonë, ne kishim qëllim të qartë të paraqisnim pikëpamjet e opozitës para përfaqësuesve të lartë të popullit amerikan, të SHBA-ve, përfaqësuesve të lartë në Kongres dhe në administratë. Garantoj shqiptarët se në takimet tona, nuk ka pasur asgjë personale. Gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet në këtë vend, që dëshiron të zgjedhë njerëzit që do për përfaqësim, që dëshiron që Kushtetuta të mbizotërojë dhe shteti ligjor të mos jetë i zëvendësuar nga shteti i mafies. Kështu që, në epiqendër të të gjitha bisedimeve tona, në takime të veçanta me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump, kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri. Shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve! Unë besoj se në takimet tona të paraqitura gjerësisht para jush, për të mos i rikthyer nga e para, ne kemi qenë avokatë të ndershëm të interesave të qytetarëve shqiptarë. Ne u ndalëm me miqtë tanë në historikun e transformimit të Shqipërisë në narkoshtet si një politikë zyrtare e Edi Ramës. Në lidhjet direkte të Edi Ramës, qeveritarëve të tjerë, familjarëve të tij me klanet më të rrezikshme, me kartelet më të fuqishme të drogës. Me Sinaloan, me kartele të tjera në Aruba, Majorka dhe vende të tjera”, u shpreh ai.

Në përfundim, Berisha u ndal tek pritja e diasporës, duke theksuar se tejkalonte çdo parashikim.

“Momenti tjetër që nuk ka të përshkruar me fjalë, që ishte vërtet në nivelin e magjisë, pritja vëllazërore që na rezervoi diaspora shqiptare. Ajo ishte një pritje që tejkalonte çdo parashikim. Qoftë në Nju Jork, qoftë në Teksas. Duhet t’u them se në vizitën time të parë, na është bërë një pritje vëllazërore dhe aty jam njohur me personalitete të shquara të diasporës tonë. Me atdhetarë të flaktë, të cilët bënë gjithçka dhe çdo sakrificë për përmbysjen e komunizmit në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës”, tha Berisha.

Next Post
Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Porti i Durrësit/ Kapen 41.3 kg kokainë nga Brazili, droga me vlerë rreth 2 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In