• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtësia kërkon drejtësi… për rrogën e vet!

by Filip Çakuli
14/09/2026 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Filip Çakuli

As të drejtit nuk i lejohet të jetë gjyqtar në çështjen e vet…(Paskal)

Gjyqtarët kërkojnë rritje page.

Mos u trembni. Nuk është lajm nga ndonjë vend ku gjyqtari shkon në punë me biçikletë, ha bukë me djathë në drekë dhe në fund të muajit kontrollon nëse i kanë mbetur lekë për dritat.

Vendi ku pagat e gjyqtarëve janë ndër më të lartat në sektorin publik, por, me sa duket, drejtësia nuk mund të bëhet me barkun bosh. Dhe barku bosh, në këtë rast, është një koncept juridik që fillon diku pranë rrogës së Presidentit dhe Kryeministrit.

Por pjesa më e bukur nuk është kërkesa.

Pjesa artistike është se çështja e pagave të gjyqtarëve përfundon… në gjykatë.

Pra, gjyqtari kërkon rritje page dhe gjyqtari do të shqyrtojë nëse gjyqtari meriton rritje page.

Këtu Montesquieu do ta kishte mbyllur librin.

(Monteskieja përcakton edhe kërkesën mbi ndarjen e pushtetit si parimin 7, ndërtimit të brendshëm shtetëror, e cila ka si qëllim mënjanimin e veprimeve arbitrare të individëve apo grupeve)

Ne kemi besim te paanshmëria. Aq shumë besim, sa po të më çonin mua në gjykatë për të vendosur nëse duhet të ma dyfishojnë rrogën, do të përpiqesha të isha krejtësisht objektiv.

Do të konsultoja Kushtetutën.

Pastaj, pas një reflektimi të thellë juridik prej rreth shtatë sekondash, do të vendosja:

Rroga të dyfishohet. Vendimi është i formës së prerë.

Madje do të shtoja edhe prapaveprimin.

Sepse drejtësia vonon, por rroga jo.

Drejtësia e ngadaltë dhe paga e shpejtë

Qytetari shqiptar mund të presë me vite për një proces gjyqësor.

Pastaj një reformë në drejtësi.

Pastaj një reformë e reformës në drejtësi.

Dhe një ditë, pas njëzet vjetësh, drejtësia triumfon.

Vendimin e marrin trashëgimtarët.

Në Shqipëri mund të trashëgosh shtëpinë, tokën, borxhet dhe, me pak durim, edhe vendimin e gjyshit.

Drejtësia jonë është drejtësi brezash.

Zvarritën gjyqët dhe duhen tre breza për të mbaruar. Bukur e thotë Martin Lutër Kingu; një e drejtë e vonuar, është një e drejtë e mohuar.

E nis gjyqin babai, e vazhdon djali dhe vendimin e merr nipi.

Prandaj rroga e gjyqtarit duhet të jetë e mirë. Ka përgjegjësi të madhe: duhet të njohë tri breza të së njëjtës familje.

Populli i lig dhe gojët e këqija

Thonë se për të fituar ndonjë gjyq duhet të njohësh dikë.

Thonë se ndonjëherë duhet edhe të paguash.

Ne nuk u besojmë thashethemeve.

Por shqiptari është popull i çuditshëm: kur humbet gjyqin, dyshon te gjyqtari; kur e fiton, thotë se fitoi drejtësia.

Kështu është krijuar një degë e re e jurisprudencës shqiptare: matematika popullore e vendimeve gjyqësore.

Megjithatë, gjykatat nuk mund të gjykojnë mbi thashetheme.

Ose të paktën kështu thotë Kodi.

Sepse qytetari ka krijuar edhe një përshtypje tjetër të keqe: se ndonjëherë njeriun e fusim njëherë brenda dhe pastaj kemi kohë të kërkojmë provat.

Ka prova → hetohet → gjykohet → dënohet.

Versioni folklorik shqiptar perceptohet kështu:

Fute brenda → heto → kërko → kërko prapë → shty afatin → ndoshta del ndonjë provë.

Drejtësia nuk bëhet me nxitim.

Përveçse kur bëhet fjalë për pagën e drejtësisë.

Ne bëmë edhe Reformën në Drejtësi.

Na thanë se do të kishim gjyqtarë më të pavarur, më profesionalë dhe një sistem që do t’i kthente qytetarit besimin.

Sidomos besimi i gjyqtarëve se meritojnë rrogë më të lartë.

Një fshatar, mes dy gjyqtarëve, është si peshku midis dy macëve, ka thënë një president amerikan, Beniamin Franklini. I shkreti, nuk ecën as para, as mbrapa.

Qytetari ndërkohë vazhdon të presë në korridor.

— Po çështjen e kam hapur në vitin 2011!

— Pikërisht. Mos u bëni i paduruar. Drejtësia kërkon kohë.

— Po kërkesa për rritjen e pagave?

Sepse vonesa e drejtësisë mund t’i kushtojë qytetarit pronën, lirinë, biznesin apo njëzet vjet jetë.

Ndërsa vonesa e rrogës së gjyqtarit rrezikon themelet e shtetit të së drejtës.

Prandaj propozoj krijimin e një institucioni të ri:

Gjykata e Posaçme për Mbrojtjen e Pagës së Gjyqtarit.

Anëtarët të jenë gjyqtarë.

“Në emër të Republikës, Republika detyrohet t’u rrisë pagën atyre që sapo morën këtë vendim.”

Askush nuk mund të thotë se është vendim i njëanshëm.

Janë dëgjuar të gjithë gjyqtarët.

Madje mund të krijojmë edhe Gjykatën e Apelit të Pagave.

Nëse rritja del vetëm 20 për qind, bëhet ankim:

— Është cenuar dinjiteti kushtetues i gjyqtarit.

— Nuk është respektuar proporcionaliteti.

— Tani po afrohemi te standardet europiane.

Dhe nëse qeveria ankohet se nuk ka para?

Atëherë le të paraqesë prova.

Derisa t’i gjejë, mund ta fusim në paraburgim.

Vendimet gjyqësore fillojnë me një formulë madhështore:

“Në emër të Republikës…”

Dikur thuhej edhe “në emër të popullit”.

Populli, ai që merr 400, 500 apo 600 euro në muaj, mund të pyesë me naivitet:

Sepse populli nuk është jurist.

Merr leje nga puna për seancën.

Mëson se seanca është shtyrë.

Dhe pas njëzet vjetësh merr vendimin.

Ndërsa drejtësia vazhdon e pavarur, solemne dhe me kërkesën për pagë më të lartë në dorë.

Sepse një shtet pa drejtësi nuk mund të ekzistojë.

Por, siç duket, as drejtësia nuk mund të ekzistojë pa indeksim page.

Dhe tani mbetet vetëm një pyetje:

Kush do ta gjykojë kërkesën e gjyqtarëve?

Po kush do ta kontrollojë vendimin?

Po nëse shteti nuk është dakord?

Dhe kështu rrethi mbyllet në mënyrë perfekte.

Në drejtësinë shqiptare mund të presësh njëzet vjet që të të kthejnë pronën.

Por kur drejtësia kërkon të rrisë rrogën e vet, çështja është krejt tjetër.

Sepse drejtësia mund të vonojë.

Dhe dua ta mbyll me një thënie të Shout, shkrimtar i njohur anglez; më pak dlm bëjnë 100 kriminelë të lirë, se një gjyqtar i keq…

Next Post
Zyrtarët indianë kapen "mat" duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) -

Zyrtarët indianë kapen mat duke ngrënë teksa Putin fliste në Samitin BRICS, reagime të shumta në rrjet (VIDEO) -

Comments 4

  1. Hristos Lavanderiaqis says:
    2 months ago

    O Lipe, teorikisht ti e ke qarë këtë artikull, praktikisht, ti me TOP-in, ku ti je si Ajatollah Khomeini, jeni këthyer në GJOBËVËNËS, në lidhje me Ballukun, që medemek po godisni atë, por gozhdën e keni me Ramën, duke gjuajtur me predha kosovaro-zvicerane të Pacollit, që për të realizuar objektivat e veta të poshtra ndaj aeroportit të Vlorës, po realizon këtë skenar, me duart e Top Chanelit.
    I nderuar Filip, po bëni lojë të ndyrë. Ju ka dalë boja si gjobaxhinj. Kjo që bëni ju, është poshtërsi, jo pavaresi mediatike.

    Reply
  2. Jahelez Vranokadrija says:
    2 months ago

    O Filip, ke 60 vjet dhe nuk u lodhe.
    Njesoj si shoku Sali Berisha.
    Ti me barcaleta e tallje bythe, Saliu me politikë, na çatë kokën e na mërzitët, sa nuk ju këndon më njeri, dhe as nuk duan të dinë në jeni gjallë apo keni ikur në atë botë…..

    Reply
  3. Anonymois si puna e Nesti Angonit says:
    2 months ago

    Lëre çe pyet a derëzi, ka dalë Filipiadhisi, në foto, si kokë e madhe shalqi Divjake, duke menduar thellë- thellë, sikur ka tërë peshën e botës në kokë….
    Jalla, jalla ç’mban kjo jallane dynja.

    Reply
  4. vlonjat says:
    2 months ago

    Duhet te mesohemi me kete xhins qe nuk lexon vetem shan dhe denigron online. Keta anonime i gjen te protestuesit, ate pune kane..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In