Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka treguar një fragment nga kontakti që ka pasur me liderin e opozitës Lulzim Basha.
Sipas shefit të qeverisë, mësohet që Basha t’i ketë kërkuar dakortësinë për marrjen e pushtetit në tavolinë duke anashkaluar procesin zgjedhor.
Duke folur lidhur me akuzat e opozitës, Rama tha se Basha kërkon prej tij që t’i lëshojë karrigen por kjo është e patolerueshme.
“Basha më ka kërkuar pushtetin në tavolinë, një herë unë një herë ai. Por jo, pushteti është e vetmja gjë që unë Bashës s’ia jap dot. Edhe gjysmën e zemrës ia jap, por pushtetin jo. Pse? Sepse pushtetin s’e kam unë, por populli që voton.
Edhe po të dal me Gramozin, nga veriu në jug, se Taulanti s’na bashkohet dot, dhe të kërkojmë: Aman na hiqni pushtetin, dhe jepjani Bashës! Askush nuk e bën. Basha, Mona dhe pjesa e opozitës janë si i mbyturi që kërkon ndihmë nga mëngjesi deri në darkë,” tha Rama.
a.ç










