Sadi Qahajaji rreth 61 vjeç, elektricist pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë ka humbur jetën ditën e sotme. Ngjarja e rëndë është resgjistruar rreth orës 15:30 në fshatin Gosë nëqytetin e Kavajës.
Elektriçisti ka ndëhyrë në një kabinë elektrike për të rregulluar një defekt por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Për pasojë, Qahajaji ka rënë në tokë ku është gjetur nga të afërmit e tij. Ai është dërguar në Spitalin e Durrësit për ndihmën e shpejtë, por nuk ka mundur që të mbijetojë./m.j