• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria rishikon ligjin për pagesat e vonuara, afate strikte dhe kamatëvonesa automatike për të mbrojtur bizneset

by A R
19/05/2026 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një përpjekje për të disiplinuar marrëdhëniet tregtare dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vend, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim një projektligj të ri që synon t’i japë fund kulturës së vonesave në pagesa. Ndryshimet në ligjin “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare” vijnë si një kërkesë e drejtpërdrejtë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke u përafruar plotësisht me Direktivën 2011/7/BE.

Sipas relacionit shpjegues të hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, ky draft adreson një ngërç të kahershëm që ka goditur rëndë ekonominë, veçanërisht Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), shkruan rtsh.al.

“Ndryshimet adresojnë problematikën e vonesave të pagesave me impakt në likuiditetin e sipërmarrjeve dhe mungesën e një mekanizmi për kamatëvonesat, që ndikon në konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare,” theksohet në dokumentin zyrtar të propozuar nga institucioni i drejtuar nga Ministrja Delina Ibrahimaj. “Përafrimi ligjor do të përmirësojë klimën e biznesit dhe do të shërbejë si një tregues i arritur për piketat përmbyllëse të Kapitullit 20.”

Zgjerimi i subjekteve, përfshihen profesionet e lira dhe kompanitë shtetërore

Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të këtij projektligji është saktësimi dhe zgjerimi i përkufizimeve për atë që konsiderohet “Autoritet Publik” dhe “Sipërmarrje”. Deri më tani, ligji shqiptar përjashtonte nga përfitimet e tij tregtarët individë dhe profesionet e lira, bazuar edhe në një interpretim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Me ndryshimet e reja, çdo aktivitet i kryer nga një person i vetëm do të mbrohet nga ky ligj.

Gjithashtu, termi “autoritet publik” është zgjeruar për të mos lënë shtigje abuzimi. Relacioni vëren se përjashtimet e mëparshme për kompanitë shtetërore, si ato që operojnë në sektorin e energjisë, ishin në kundërshtim me standardet evropiane. Tanimë, çdo organ apo shoqëri e rregulluar nga e drejta publike do të jetë e detyruar të respektojë afatet e reja të pagesave.

Tavane ligjore për pagesat dhe llogaritja e kamatëvonesave

Për të shmangur zvarritjet e pafundme, projektligji vendos mekanizma objektivë për llogaritjen e afateve. Kur palët nuk e kanë të përcaktuar afatin në kontratë, kamatëvonesa fillon automatikisht pas 30 ditëve kalendarike nga marrja e faturës apo mallit.

Ekspertët e Ministrisë kanë vendosur kufij të pakapërcyeshëm ligjorë për të mbrojtur furnitorët.

“Përmes këtij neni vendosen tavane ligjorë për mbrojtjen e likuiditetit të sipërmarrjeve, duke kufizuar kohëzgjatjen e procedurës së kolaudimit në maksimum 30 ditë kalendarike dhe afatin kontraktual të pagesës në deri 60 ditë kalendarike,” sqaron relacioni, duke shtuar se përjashtime bëhen vetëm nëse palët bien dakord shprehimisht, pa krijuar kushte të padrejta për kreditorin.

Për më tepër, për të ndaluar praktikat abuzive ku debitorët refuzojnë të pranojnë faturat për të shtyrë pagesën, projektligji sanksionon se “data e marrjes së faturës nuk mund të jetë subjekt i marrëveshjeve kontraktuale, duke shpallur shprehimisht të pavlefshëm çdo kusht kontraktor që synon shtyrjen e datës.”

Përshpejtimi i procedurave gjyqësore

Një lehtësim tjetër i madh për bizneset është ndërhyrja në procedurën e ekzekutimit të detyrimeve. Drafti i ri parashikon një afat të prerë prej 90 ditësh kalendarike brenda të cilit Gjykata duhet të lëshojë urdhrin e ekzekutimit për faturat dhe kamatëvonesat e papaguara, gjithmonë nëse debia nuk është e kundërshtuar. Kjo masë synon të shmangë vonesat burokratike dhe të rrisë efikasitetin e mbledhjes së parave nga ana e bizneseve.

Projektligji, i cili nuk ka efekte financiare në Buxhetin e Shtetit, pritet të kalojë në filtrat e konsultimit me grupet e interesit, përfshirë Dhomat e Tregtisë, Dhomën e Avokatisë, Shoqatën e Bankave dhe Bankën e Shqipërisë, përpara se t’i kalojë Kuvendit për miratim.

Next Post
“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Nuk është thjesht çështje protokolli

August 23, 2026
Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

August 23, 2026
5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

August 23, 2026
15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

15 vatra zjarri në vend, 7 aktive! Alarm në Krastë të Krujës dhe në Malin e Çikës, ndërhyrje nga ajri

August 23, 2026
Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

Aksion i RENEA dhe FNSH në Palasë, arrestohet “Visi i garave”

August 23, 2026
Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

August 23, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

August 23, 2026
Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

August 23, 2026
Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

August 23, 2026
Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com