• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Reforma territoriale e re duhet të mbyllë hendekun e zhvillimit mes bashkive!

by A R
19/05/2026 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimi i njëtrajtshëm i territorit mbetet një nga sfidat kryesore me të cilën po përballet sot pushteti vendor në Shqipëri. Në dëgjesën publike të qarkut të Durrësit, bashkëkryetari i Reformës Administrativo-Territoriale u ndal tek arritjet e përfituara nga reforma e vitit 2014, e cila pavarësisht shumë treguesve pozitivë, nuk e ka zgjidhur tërësisht zhvillimin e njëtrajtshëm të territorit. Sipas tij, reforma e re dhe diskutimi për të duhet të fokusohet sidomos tek balancimi i zhvillimit mes zonave dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për sfidat e reja demografike.

“Një nga sfidat që kemi ka të bëj me zhvillimin e pabarabartë të territorit. Ne kemi sot qytete turistike si Durrësi me një sërë treguesish pozitiv përsa i përket zhvillimit, por kemi edhe zona apo bashki të cilat po zhvillohen më ngadalë, ndaj na duhet një zhvillim i ekuilibruar”, theksoi Mazniku.

Mazniku preku në fjalën e tij hyrëse edhe treguesit e bashkive, ku megjithëse të dhënat tregojnë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe ulje të borxheve të bashkive, ende ka një pjesë të njësive vendore që nuk arrijnë të realizojnë me cilësinë e duhur të gjitha funksionet e tyre.

“Të dhënat na tregojnë gjithashtu se shumë prej bashkive nuk ia dalin të ofrojnë me cilësi gati gjysmën e funksioneve. Kjo ka të bëjë me financat, por edhe me territorin”, tha ai.

Për Maznikun, antarësimi i Shqipërisë në BE, duhet të shkojë paralelisht me forcimin dhe përgatitjen e bashkive për të përthithur fondet e BE-së dhe përfituar nga programi i kohezionit social dhe programet strukturore.

“Kemi nevojë të përdorim këtë periudhë deri në vitin 2027 për të forcuar bashkitë, në mënyrë që nga 2027–2028 ato të fillojnë të punojnë me linjën e BE-së”, tha ai.

Next Post
A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

A është gati NATO për mision në Ngushticën e Hormuzit? Flet komandanti më i lartë i Aleancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com