Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti një fjalim me rastin e festimeve për Ditën e Pavarësisë, ku u ndal te rrugëtimi historik i Shqipërisë, sfidat e së kaluarës dhe zhvillimet e vendit gjatë 35 viteve të fundit. Duke kujtuar shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 1912, Begaj theksoi se ajo nuk ishte vetëm një akt historik, por edhe një përgjegjësi për brezat që do të ndërtonin të ardhmen e vendit.
Kreu i Shtetit vuri në dukje transformimin e Shqipërisë nga një prej vendeve më të izoluara në Europë në një vend anëtar të NATO-s dhe me aspiratë për integrimin në Bashkimin Europian, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e lirisë, zhvillimit ekonomik dhe rolit të brezit të ri në të ardhmen e vendit.
“Në Vlorën e vitit 1912 ku dukej se historia po vendoste për vendet e vogla. Një grup njerëzit e shpallën Shqipërinë shtet të pavarur. Ata nuk na lanë një Shqipëri të përfunduar, por një Shqipëri për të ndërtuar. Është përgjegjësia për të ndërtuar një Shqipëri.
Pavarësia është edhe një përgjegjësi. Për gati gjysmëshekulli shqiptarëve iu mohua liria. Liria e vërtet për të zgjedhur dhe për të vepruar është mes nesh. Vendi që dikur ishte më i izoluari në Europës, sot është vend anëtar i NATO-s dhe shtet për integrimin në BE. Sot Shqipëria është e transformuar, me një ekonomi më të lartë. Sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht. Sot kemi gjetur forcën për të ecur përpara. Sot po rritet një brez që kërkon më shumë zë”, tha presidenti Begaj.











Po, ik ore president kari, edhe ti si mentori yt zhgarravitesi Edi Rama.
Paskeni qene te izoluar ju fare bajgash. Protesta e studenteve e 8 dhjetorit 1990 e gjeti mjekercjapin qe sot eshte kryeminister, ne Greqi duke ekspozuar zhgarravinat e tij qe ai i quan piktura. Sot ju gjeti 28 nentori me porta te shpartalluara por me gjysmen e shqiptareve jashte atdheut, ndersa gjysma e gjysmes qe s’ka mundur te ike eshte duke menduar ikjen. Kjo ” hapja ” e ndritur e juaja ka bere qe mijera shqiptare te jene perdorues droge, mijera te tjera prostituta rrugeve te Tiranes dhe Evropes, mijera te tjere neper burgjet e botes, mijera familje te divorcuara dhe te dhjera, mijera te tjere qe protestojne kunder ju ” demokrateve ” te medhenj, qe rezultuat hajna te medhenj.