Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, qytetin ku 114 vite më parë u ngrit flamuri kombëtar dhe u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga atmosfera festive në qytetin e Vlorës, ku janë zhvilluar aktivitetet me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë.
Qytetarët janë bërë pjesë e atmosferës festive, duke ndezur flakadanë me ngjyra dhe duke festuar në rrugët e qytetit.
Atmosfera në qytetin e flamurit është gjallëruar nga këngët dhe ngjyrat kuqe










