• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria heq dorë nga amnistia, Shqipëria del nga lista gri e “pastrimit të parave”

by Java News
15/10/2023 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka pritshmëri pozitive se brenda muajit tetor, struktura e Këshillit të Europës, që njihet me emrin “Moneyval”, do ta nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit dhe parandalimit të financimit të terrorizmit. Ministrja e shtetit për sipërmarrjen Delina Ibrahimaj, e ftuar në E-ZONE në Vizion Plus, tha se Shqipëria i ka zbatuar të gjitha rekomandimet e lëna nga kjo strukturë, ndaj dhe në mbledhjen e radhës, brenda këtij muaji pritet të finalizohet kjo vendimmarrje.

“Në muajin gusht një grup kontrolli nga FATF, struktura që merret me vlerësimin e rekomandimeve erdhi në Shqipëri dhe evidentoi se vendi ynë i kishte plotësuar të gjitha rekomandimet e lëna. Ekspertët e kësaj strukture nuk lanë rekomandime të tjera, ndaj dhe ne jemi shpresëplotë se në fund të këtij muaji do të ketë një vendim pozitiv për ta hequr Shqipërinë nga kjo listë”,- u shpreh Ibrahimaj.

Mbledhja e radhës, për këtë qëllim pritet të mbahet në datën 23 tetor. Por Vizion Plus ka mësuar se shkak për këtë vendimmarrje, nuk është plotësimi i rekomandimeve. Qeveria ka hequr dorë nga nisma e amnistisë fiskale, e cila është kundërshtuar fort nga Bashkimi Europian. Tërheqja nga ky projektligj është shkaku që BE do ta heqë Shqipërinë nga lista gri, ku hyri në vitin 2020. Pikërisht në këtë kohë nisi qeveria të lançojë nismën e amnistisë fiskale. Edhe sot e kësaj dite nuk ka një qëndrim zyrtarë dhe publik të qeverisë mbi të këtë projektligj, por ajo që mund të thuhet është se nuk do të ketë një amnisti penale që të do të aplikohet.

/f.s

Next Post
“Mund të hapet front i ri në veri”, SHBA paralajmëron për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

"Mund të hapet front i ri në veri", SHBA paralajmëron për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com