• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja me armë në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”

by A R
15/05/2026 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka marrë të pandehur tre persona, të cilët akuzohen se kanë planifikuar dhe tentuar vrasjen e Aleksandër Prendit dhe familjes së tij në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 2024, ku Izmir Sakicen, Samuel Troshanin dhe Franko Leken pasi kanë organizuar atentatin kanë shkuar drejt fshatit Rranxë ku ishte edhe Prendi për eliminimin e tij, por janë hasur me plumbat e tij.

Pas zbardhjes së ngjarjes, SPAK ka marr të pandehur 3 autorët, të cilët akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, “sigurimi i kushteve për kryerjen e vrasjes”, “armëmbajtje pa leje”, të gjitha këto të kryera në kuadër të grupit kriminal.

Gjithashtu SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj Aleksandër Prendit, i cili qëlloi me armë në drejtim të atentatorëve, duke e akuzuar për “vrasje në tentativë”.

Franko Leka dhe Aleksander Prendi vijojnë të jenë ende në kërkim nga autoritete, të cilët nuk janë gjetur edhe pas kontrolleve të shumta të zhvilluara në zona të ndryshme. Për këtë ngjarje në burg janë vetëm Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të cilët u vetëdorëzuan në polici pas ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja

Sipas SPAK, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Personat kanë qenë të armatosur me qëllim vrasjen e Aleksander  Prendin dhe familjarëve të tij, që janë  banorë të kësaj zonë.

Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zone, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi. Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve.

Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet.

Next Post
Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

Sarandë/ Shpërthim i fuqishëm në pikën e një karburanti, plagosen 2 persona

September 29, 2026
Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

Sonte ndeshja ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi

September 29, 2026
Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

Arrestohen 3 persona, 10 vite pas vrasjes së Giulio Regenit: Kush e torturoi dhe e vrau?

September 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Shtator 2026

September 29, 2026
Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

Gjendet i pajetë një person në Farkë, dyshimet paraprake

September 29, 2026
12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

12 vite pas tragjedisë, Stallone rrëfen momentin kur humbi të birin: Nuk ishte njerëzore…

September 29, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

September 29, 2026
VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

VIDEO / Vajza përplaset nga makina gjatë transmetimit LIVE, gazetari po raportonte për një tjetër aksident

September 29, 2026
Salianji i përgjigjet ashpër Berishës: Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet

Ankimi në GJK, Salianji akuzon trupën gjykuese: Zvarritën çështjen dy vjet, do të ndjek rrugën në Strasburg

September 29, 2026
Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

Paradoksi: Republika 100-vjeçare e Shqipërisë, pa datë zyrtare të lindjes së saj!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com