• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria bleu pronë në Belgjikë, diplomati Bimo: Po ngulemi njëherë e mirë në Bruksel

by A R
31/12/2024 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diplomati Roland Bimo i ftuar në studion e RTSH 24 është ndalur në disa nga ngjarjet kryesore gjatë vitit 2024, duke u fokusuar kryesisht te situata në rajon dhe puna e bërë nga Shqipëria në drejtim të integrimit europian.

Bimo deklaroi se vendimi i qeverisë për blerjen e një prone në Bruksel, ku do të vendoset selia e misionit shqiptar pranë Bashkimit Evropian, është një hap pozitiv për vendin tonë.

Por, Bimo shtoi se, ndërsa në Shqipëri situata është në zhvillime pozitive, ajo që vërej unë është që situata në BE nuk është ajo që do duhej të ishte e predispozuar për zgjerim për shkak edhe të luftës në Ukrainë, edhe të kontradiktave të ndryshme që ndikojnë në predispozicionin e BE për të marrë vendime për zgjerimin.

Sipas Bimos, marrja e vendimit të Këshilli i Ministrave për pasjen e një selie në Bruksel është lajm shumë i mirë sepse tregon se Shqipëria po “ngulet” njëherë e mirë në Bruksel.

Ai thekson se vendimi për blerjen e godinës është një konfirmim fizik i qeverisë shqiptare për anëtarësim në BE dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

“Blerja e godinës dhe funksionimi i godinës pronë e shtetit shqiptar në një kryeqytet europian, kjo nuk përbën ndonjë të re.

Fakti që vjen menjëherë pas zhvillimit të konferencës së tretë ndërqeveritare në procesin e integrimit, fakti që hapet klasteri i dytë i kapitujve për negocim, kjo tregon që kjo është një mbështetje tjetër që qeveria shqiptare i jep gjithnjë procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Hapat janë të shpejtë dhe shumë pozitive. Por ndërkohë që në Shqipëri situata është në zhvillime pozitive, ajo që vërej unë është që situata në BE nuk është ajo që do duhej të ishte e predispozuar për zgjerim për shkak edhe të luftës në Ukrainë, edhe të kontradiktave të ndryshme që ndikoj në predispozicionin e BE për të marrë vendime për zgjerimin.

Shpresojmë presim akoma. Vitet që vijnë do jenë të mbushura me ngjarje të rëndësishme. Por  marrja e vendimit të Këshilli i Ministrave për pasjen e një selie në Bruksel është lajm shumë i mirë sepse në një farë mënyrë ne tregojmë se po ngulemi njëherë e mirë në Bruksel, konfirmim fizik i qeverisë shqiptare për anëtarësim në BE dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane”, deklaroi Bimo.

Diplomati u ndal më tej dhe te situata në rajon, duke u shprehur se një prej shtyllave themelore të progresit të anëtarësimit në BE është nxitja e bashkëpunimit rajonal.

Duke u fokusuar te ngjarjet në Kosovë dhe Bosnje, diplomati theksoi se në këtë situatë Shqipëria është ende e pafuqishme që të ushtrojë një ndikim nëse nuk do ketë mbështetjen e Europës dhe SHBA.

“Për Shqipërinë, viti 2024 ka qenë një vit jashtëzakonisht pozitiv në dy aspekte themelore: integrimi në BE; marrëdhëniet me SHBA. Pjesa e reformave që duhet të bëjë Shqipëria për tu anëtarësua për Shqipërinë ecën pëlqyeshëm, në drejtimin e duhur.

Shtylla themelore e progresit: reformat e brendshme dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal. Situata në Bosnje dhe Kosovë krijon ngërç në bashkëpunimin rajonal.

Të tjerët janë në një situatë jo shumë homogjene që prodhon fërkime. Në këtë situatë Shqipëria është ende e pafuqishme që të ushtrojë një ndikim nëse nuk do ketë mbështetjen e Europës dhe SHBA.

Mënyra si sillet udhëheqja serbe ku bisedon dhe nuk respekton ato për të cilat bie dakord, duket se vetëm autoriteti i Shqipërisë, apo Shqipëri-Kosovë bashkë, është i pamjaftueshëm nëse nuk do kishte një autoritet më të lartë politik, ekonomik e financiar.

Nëse ne lëmë akoma një akt terrorist si ai i Banjskës ende pa u konkluduar, në mendjen e të gjithëve në rajon është një hije dyshimi se kush i kryen.

Një tjetër akt terrorist në Ibër-Lepenc, nuk ka fajtor dhe kjo fryn një klimë politike të papërshtatshme në rajon. Këtë tension e mban ngritur Beogradi. Për politikën e brendshme Beogradit i leverdis”, u shpreh ai.

Next Post
Gjikondi: Jemi shoqëri me kujtesë të shkurtër. Dhjetë gra janë vrarë në shtatë muaj, ligjet nuk zbatohen

Gjikondi: Rama nxori gogolin 'Berisha' nga kafazi, që shqiptarët të zgjedhin të keqen më të vogël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

August 17, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

August 17, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

August 17, 2026
Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

August 17, 2026
Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

August 16, 2026
Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

Zjarri në Belgjikë alarmon Gjermaninë, evakuohen banorët pranë kufirit: Flakët vetëm 1.5 km larg

August 16, 2026
Kur hekurat e qelisë nuk janë pengesë/ Ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës nga paraburgimi

Hamza: Pas 6 vitesh në Hagë, 16 shtatori duhet t’i kthejë në shtëpi ish-krerët e UÇK-së

August 16, 2026
Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com