• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Psikologu në burgun e Durrësit Arjan Belishova ishte kthyer në korrier droge për të burgposurit, prangosen dhe 3 persona

by Java News
28/07/2017 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Goditet grupi që fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P. Durrës. Specialistët për Narkotikët finalizojnë me sukses operacionin e kodur “Psikologu”. Sekuestrohen Heroinë, Kokainë, Cannabis Sativa, peshore elektronike, vlera monetare dhe telefona celularë. Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe ndalohen dy të tjerë. Gjatë hetimeve Specialistët zbardhin dhe dokumentojnë gjashtë ngjarje ku shtetasit e mësipërm janë të implikuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi dy-mujor me metoda speciale, më datë 27.07.2017 kanë finalizuar me sukses operacionin e kodur “Psikologu”. Janë proceduar penalisht pesë shtetas, tre prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë janë ndaluar.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Arjan Belishova 49 vjeç, banues në Durrës, Psikolog në I.E.V.P.Durrës

•Astrit Hushi 50 vjeç, banues në Durrës

• Saimir Zotkaj 32 vjeç, banues në Durrës, i burgosur në I.E.V.P.

Durrës për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:

• Serxhio Shtjalshi 24 vjeç, banues në Durrës, shitës në I.E.V.P.Durrës;

•Sodiol Duma 38 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin lëndë narkotike në ambientet e I.E.V.P.Durrës.

Mekanizmi i ngjarjes:

Shtetasi Astrit Hushi (i dyshuar në rolin e ndërmjetësit) siguronte lëndën narkotike tek shtetasi Sodiol Duma (i dyshuar në rolin e furnizuesit) dhe i’a jepte shtetasit Arjan Belishova (i dyshuar në rolin e korrierit), me detyrë psikolog në I.E.V.P. Durrës , i cili e fuste në ambientet e I.E.V.P.

Shtetasi Arjan Belishova i’a dorëzonte lëndën narkotike shtetasit Saimir Zotkaj, i cili është i burgosur në I.E.V.P. Durrës. Saimir Zotkaj (i dyshuar në rolin e shpërndarësit) e shpërndante lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

Shtetasi Serxhio Shtjalshi, punonjës në lokalin e I.E.V.P., merrte lekët nga shtetasi Saimir Zotkaj dhe i’a jepte shtetasit Astrit Hushi, lekë me të cilat ky i fundit blinte lëndën narkotike dhe paguante psikologun.

Më datë 27.07.2017, shtetasi Astrit Hushi është kapur në flagrancë duke i dhënë lëndën narkotike shtetasit Arjan Belishova, të ndarë në doza, si edhe një sasi lekësh për punën që do kryente A. Belishova, duke e futur lëndën narkotike në ambientet e I.E.V.P.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 42.5 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojt Heroinë;

• 13 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

• 36 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

• 2 peshore elektronike;

• 3 250 € dhe 27 500 lekë të reja;

• 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar 6 ngjarje, ku shtetasit e mësipërm dyshohet se janë të implikuar, konkretisht si më poshtë vijojnë:

1. Më datë 05.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 68 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

2. Më datë 19.02.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

3. Më datë 28.02.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

4. Më datë 18.03.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 35.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

5. Më datë 17.05.2017, në ambientet e I.E.V.P., Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

6. Më datë 05.07.2017, në ambientet e I.E.V.P. Durrës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1.5 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

Hetimet vijojnë për shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit” dhe “Moskallëzimi i krimit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 283/2, 324/a/2 dhe 300 të Kodit Penal.

ma.me

Next Post
VENDIMI/ Gjykata e Lartë: Burg për djalin e ish-bosit të VEFA-s, Alimuçaj

VENDIMI/ Gjykata e Lartë: Burg për djalin e ish-bosit të VEFA-s, Alimuçaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

Administrata Trump do të mbështesë projektet amerikane të mineraleve me 500 milionë dollarë grante

August 20, 2026
“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

“Play-off” i Europa League/ Egnatia barazon sfidën e parë, kualifikimi vendoset në Norvegji

August 20, 2026
Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

Mickoski në Festivalin Folklorik të Pustecit, shkelet protokolli me himnin kombëtar

August 20, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Zjarri përfshin Dukatin e Vlorës, efektivët dhe banorët nisen drejt zonës së flakëve

August 20, 2026
Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

Nga mjetet e luftës te fushat, BE shqyrton përdorimin e dronëve për pesticidet

August 20, 2026
58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

58 vite nga pushtimi i Çekosllovakisë nga Pakti i Varshavës dhe fundi i “Pranverës së Pragës”

August 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Qëlloi me armë fqinjin, vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar

August 20, 2026
Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

Pse po zgjerohet prania ushtarake e Izraelit në Siri?

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com