• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ka frikë nga Vettingu Adriatik Llalla?

by Alfred Peza
10/02/2018 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ish Prokurori i Përgjithshëm i Republikës Adriatik Llalla, nëpërmjet një shkrese drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit për vettingun. Ose e thënë me fjalë të thjeshta, ai po kërkon që ti shpëtojë, e të mos i nënshtrohet kontrollit institucional të pastërtisë së figurës dhe pasurisë së tij e të familjarëve, si të gjithë ish varësit që ka patur në Prokuri dhe si të gjithë gjyqtarët e sistemit.

Ai po mundohet që ti shmanget këtij detyrimi ligjor, pjesë e reformës në drejtësi, nëpërmjet dhënies së dorëheqjes nga sistemi. Sipas ligjit për Prokurorinë, të gjithë ata që kanë qenë kryeprokurorë, i njihet automatikisht e drejta për të vijuar punën, duke u bërë gjyqtarë të Apelit. Një akt ky i bërë prej tij, vetëm pak ditë përpara se të shpalleshin rezultatet e vettingut për 67 të parët, krerët kryesorë të sistemit, drejtues të gjykatave dhe prokurorive të Shqipërisë.

Nuk dua të merem as me diskutimin nëse do ia arrijë Llalla ti shpëtojë “me procedurë” kontrollit dhe verifikimit të pastërtisë së gjithanëshme të figurës së tij si një nëpunës i këtij shteti, i cili gjithë jetën është paguar nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Por as me detajtet tekniko- juridike, kushtetuese e ligjore, të një akti të tillë. Ky diskutim dhe ky debat, besoj se më shumë, do ti shkonte dhe i takon ta bëjnë konstitucionalistët dhe juristët.

Si çdo qytetar tjetër i kësaj Republike, besoj se Adriatik Lllalla ka detyrimin moral që të qëndrojë përballë procesit të vettingut, për shumë e shumë arësye.

E para, si ish gjyqtar ai ia ka detyrim këtë gjë, të gjithë atyre qytetarëve dhe subjekteve, që ka gjykuar përgjatë karrierës së tij.

E dyta, si ish drejtuesi për disa vite me radhë i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pastërtisë së Figurës së Zyrtarëve të Lartë të këtij vendi, ai ia ka detyrim të gjithë atyre që kontrolluar dhe që ka dhënë verdiktin për to, që ti nënshtrohet edhe vetë një procedure të tillë.

E treta, si ish Prokuror i Përgjithshëm, ai ia ka detyrim të gjithë atyre qytetarëve që kanë patur punë me institucionin që ai drejtoi, që ti nënshtrohet procesit të vettingut, ashtu siç ai kishte në dorë që tia bënte vettingun, të gjithë shqiptarëve.

E katërta, si Kryeprokurori që do të hyjë në histori si i vetmi deri më sot që ka bërë një deklaratë kundër Ambasadorit të SHBA në Tiranë, ai ia ka detyrim aleatit më të madh strategjik të shqiptarëve, që të tregojë se nuk është si Donal Lu-ja që ai na paraqiti nga foltorja e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë.

E pesta, si prind, besoj se ai ia ka detyrim familjes së tij, që ti tregojë shqiptarëve, se ata nuk kanë bërë jetën përrallore për të cilën janë përfolur.

Së pesti, si qytetar “part time” i Gjermanisë, ai ka detyrimin ndaj aleatit tonë të fuqishëm në Europë, që ti tregojë se ata strehuan në një moment të vështirë për të, një ish Kryeprokuror të një vendi që kërkon të bëhet anëtar I BE, e që ka qenë e është i pastër si drita e diellit.

Së fundi, Adriatik Llalla ja ka detyrim opozitës sonë të re e të vjetër, që ishin gati më 18 dhjetor 2017 që ti vinin flakën Parlamentit, se ata kanë luftuar për një njeri të pastër, të drejtë, të paanshëm dhe që nuk i trembet në asnjë kohë e rrethanë si deri dje kriminelëve të vërtetë dhe të korruptuarve të këtij vendi, as edhe procesit të kontrollit të pastërisë së vet.

A e bën dot Adriatik Llalla?!.

a.ç

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Vetingu po fuksionon… qoftë dhe si frikë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 11, 2026
“Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit”, BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

Gjykata merr vendimin, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 11, 2026
Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

Përdorte profile false për të kërkuar para, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com