• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetingu po fuksionon… qoftë dhe si frikë!

by Mero Baze
10/02/2018 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ish- prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është tërhequr nga e drejta e tij për të aplikuar si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, funksion që ja garanton ligji për Prokurorinë, ish- prokurorit të Përgjithshëm. Shtypi e ka interpretuar këtë si një frikë të Adriatik Llallës nga Vetingu, dhe mungesa  e dëshirës për t’u përballur me këtë proces.

Kjo vlen si perceptim për aktin e tij, por nuk vlen realisht për atë që mund të ndodhë. Në vendimin e tij për ta lënë me kaq këtë punën e drejtësisë, natyrisht që ka ndikuar përvoja e gjatë e historisë së potitikës dhe drejtësisë në Shqipëri, që kur largohesh askush nuk merret me ty. Kështu është sjellë drejtësia me çdo pushtetar që largohet. Askush nuk është marrë më, me çfarë kanë bërë ata.

Nuk u mor askush me ish- qeverinë “Nano”, nuk u mor askush, as me ish- qeverinë “Berisha”, dhe për forcë zakoni, të gjithë janë të bindur se në këtë vend, sado zullume të bësh, po ike shpëton, se nuk merret njeri me ty.

Në këtë pikë, gjesti i Llallës është shumë llogjike të merret si një sukses i Vetingut, si një arsyetim, se vetingu po funksionon.

Por në fakt nuk po funksionon ende Vetingu, por frika nga Vetingu, pasi Vetingu nuk ka nisur punë ende.

Në rastin Llalla, duhet të sqarojmë se ai nuk përjashtohet nga Vetingu pse jep tani dorëheqje. Subjekt i vetingut janë të gjithë personat e parashikuar në nenin 179/b të Kushtetutës dhe i kanë plotësuar formularët (pasuri, figurë, aftësi profesionale) brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit te vetingut, që i bie të jetë para 1 viti.

Askush nuk përjashtohet nga vetingu pas kësaj.

Neni G i Aneksit Kushtetues lejon ndërprerjen e procesit te rivlerësimit (vetingut) vetëm për ata funksionarë që japin dorëheqjen, ndërkohë që janë duke e kryer detyrën. Llalla jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por mezi iku nga zyra pas procedurës për prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm. Të gjithe ata gjyqtarë/prokurorë, që e kanë mbyllur mandatin e plotë në mënyre normale, nuk përfitojnë nga kjo dispozitë. Dhe siç e dimë të gjithë, Llalla nuk ka dhënë dorëheqjen, por e ka përfunduar mandatin në kohë.

Ai është subjekt i ligjit dhe nuk është në vlerësimin e tij përjashtimi nga vetingu. Por me sa duket, është fiksimi në kokën e tij. Ideja fikse që është ngulitur në Shqipëri, se po ike, nuk të ngacmon më askush, është arsyeja që jo vetëm opinioni publik, por dhe vetë Llalla duket sikur ndjehet i lehtësur, se nuk do të kalojë në një proces verifikimi.

Dhe këtu mendoj se përveç traditës, është koha të vlerësojmë fuqinë e procesit të Vetingut në opinionin publik, dhe gjykimin e akteve të njerëzve të drejtësisë në raport me Vetingun. Rasti Llalla është tipik, kur edhe pse ai ka bërë një gjest që ka të bëjë thjesht me të ardhmen e tij në drejtësi, njerëzit e shikojnë këtë si forcë e Vetingut. Kjo tregon se vetingu ka filluar të funksionojë, … qoftë dhe si frikë!

Next Post
Kryeprokurorja në ‘mbretërinë’ e Habilajve: Përparësi kapja e organizatorëve të grupeve kriminale

Kryeprokurorja në 'mbretërinë' e Habilajve: Përparësi kapja e organizatorëve të grupeve kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com