• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeprokurorja në ‘mbretërinë’ e Habilajve: Përparësi kapja e organizatorëve të grupeve kriminale

by Java News
10/02/2018 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ishte ditën e djeshme në Vlorë, për analizën e organit të Akuzës atje. Marku dha një apel të rëndësishëm, si për Prokurorinë, ashtu edhe për Policinë e Vlorës. Ajo tha se nuk duhen arrestuar vetëm shpërndarësit, kultivuesit apo përdoruesit e drogës, por edhe organizatorët dhe financuesit e saj.

“Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore, hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale”, tha Kryeprokurorja e përkohshme në takimin me prokurorët e Vlorës.

Sipas saj, Vlora është një prej vendeve më të njohura të prodhimit të kanabisit, por edhe i drogave të tjera, si edhe vend i rëndësishëm transiti, rrugët detare të së cilës lidhen me vendet e BEsë. Marku propozoi një forcim të bashkëpunimit mes Policisë, asaj kufitare dhe autoriteteve doganore, që të frenohet trafikimi ndërkombëtar i lëndës narkotike.

“Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm transiti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare. Duhet forcim i bashkëpunimit mes Policisë, autoriteteve Policore Kufitare dhe autoriteteve Doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit. Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre”, tha ajo më tej.

Kryeprokurorja pranoi në takim se droga nuk kultivohet dhe trafikohet pa ndihmën e zyrtarëve publikë. Sipas saj, përfaqësuesit e pushtetit vendor duhet të sinjalizojnë autoritetet kur kanë të dhëna për kultivim kanabisi.

“Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor, që hezitojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative, ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike. Zhvillim të hetimit, duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale”, tha ajo më tej.

Kryeprokurorja vuri theksin edhe te pastrimi i produkteve të veprave kriminale, duke thënë se është me rëndësi që të sekues
trohen apo konfiskohen bizneset dhe pronat, që janë vënë me para droge ose të pajustifikuar. Ajo preku edhe një çështje tjetër, atë të falsifikimit të dokumenteve, sidomos ato që lidhen me pronën.

“Vlora karakterizohet nga falsifikimi masiv i dokumenteve, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve. Kjo bëhet evidente edhe në sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme. Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat”, përfundoi Marku.

ma.me

Next Post
Dossier/ 7 argumentat e Bashës në gjykatë për t’i falur Greqisë 300 km2 det

Greqia 'gjunjëzohet': Marrëveshja detare me Berishën ishte e gabuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

October 8, 2026
Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

October 8, 2026
Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

October 8, 2026
Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

October 8, 2026
Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
“Ina Rama kërkoi hetim për 21 janarin, Berisha nuk e lejoji”, Klosi: Mendoni se do i vendosni institucionet e drejtësisë në vështirësi..

Klosi i drejtohet PD-së: Reforma territoriale do të votohet, bashkitë e reja që dalin nga ajo do t’i fitojmë

October 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 9 Tetor 2026

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com