• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Greqia ‘gjunjëzohet’: Marrëveshja detare me Berishën ishte e gabuar

by Java News
10/02/2018 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 9 viteve debat dhe ndërkohë që ish-kryeministri Berisha vazhdon të mbrojë marrëveshjen e viti 2009, vetë Greqia ka pranuar se Pakti Detar i asaj kohe kishte gabime. Ka qenë ky konkluzion që i ka sjellë palët pranë një gjuhe të përbashkët duke sjellë edhe akordin midis tyre.

Shqipëria dhe Greqia kanë arritur në një marrëveshje të re për Paktin Detar për të përcaktuar Zonat Ekskluzive Ekonomike midis njëra-tjetrës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke sipas të cilave kjo marrëveshje është arritur pasi Greqia ka pranuar se në marrëveshjen e bërë në 2009 në kohën e Berishës, është përdorur “pjesërisht metodologji e gabuar”, sidomos përsa i përket llogaritjes së distancave nga gjiret detare.

Lajmi për këtë marrëveshje fillimisht është dhënë nga një media e specializuar për problemet energjitike dhe më pas është marrë si referim edhe nga prestigjiozia “Huffingtonpost” në versionin grek. “Burime shumë të sigurta raportojnë se Greqia e Shqipëria kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për të përcaktuar Zonat ekskluzive ekonomike midis njera-tjetrës.

Këto burime raportojnë se në këtë marrëveshje pala greke pranon se deri më sot ndarja e kufirit detar për Zonat ekskluzive ekonomike është bërë, pjesërisht, me metodologji të gabuar, mendim që deri më tani e ka mbështetur pala shqiptare gjatë këtyre bisedimeve. Domethënë që pranohet se gjiret detare duhet të llogariten si “të mbyllyra”, në mënyrë që nga kjo vijë të llogaritet marrëveshja sipas parashikimeve të Paktit Detar.

Njëkohësisht pala shqiptare bie dakord përfundimisht që nuk ka asnjë pretendim për ishujt e vegjël Othon e Ereikoussas, çka ka shumë rëndësi në lidhje me marrëdhëniet greko-turke sa i përket përplasjes që kanë për ishullin Kastelorizo”, shkruan media helene. Kjo marrëveshja ka rëndësi të madhe për palën greke se përfundimi i saj i hap rrugën shfrytëzimit ekonomik, sidomos kërkimeve për gaz natyror, ku Greqia ka avancuar në dhënien e leje për shfrytëzim tek disa kompani të fuqishme ndërkombëtare.

Pakti i 2009
Në vitin 2009 Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar Paktin Detar për të përcaktuar Zonat ekskluzive ekonomike. Nga pala shqiptare veç kryeministrit Sali Berisha ka qenë edhe ministri i jashtëm i asaj kohe Lulzim Basha, ndërsa nga pala greke kryeministri Kostas Karamanlis dhe ministria e Jashtme Doras Bakojanis.

Kjo marrëveshja u mbajt e fshehtë për nga aan e të dhënave të saj, por pak kohë pas firmosjes së saj mediat shqiptare e denoncuan atë duke nxjerrë shkeljet. Një rol shumë të madh për të sqaruar opinionin public në denoncimin e kësaj marrëveshje ka luajtur koloneli në lirim Myslim Pashaj. Koloneli Pashaj faktoi se ky pakt i jepte Greqisë shumë më tepër hapësirë detare nga sa i takonte, në kurriz të Shqipërisë.

Më pas Partia Socialiste e ka dërguar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi me lehtësi me rezultat unamim, pasi veç problematikave të lëshimit të hapësirës detare ndaj fqinjëve kishte edhe parregullsi ligjore, siç ishte mos marrja e autorizmit të plotfuqishmërisë nga Presidenti i Republikës.

Debati para një jave në Kuvend
Pavarësisht gjithë këtyre, Sali Berisha ka vazhduar ta mbrojë me fanatizëm deri në fund Paktin e 2009, duke e qujatur një: “marrëveshje të mirë dhe të drejtë për Shqipërinë”. Këtë mendim e ka pasur deri tani vonë. Vetëm të enjten e kaluar marrëveshja e detit që qeveria Berisha bëri me shtetin grek ka qenë një temë e fortë debati në Kuvendin e Shqipërisë.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha ai që bëri një akuzë të rëndë nga foltorja e Kuvendit lidhur me rrëzimin e Marrëveshjes së Detit me Greqinë nga Gjykata Kushtetuese. Berisha tha se janë përdorur para e korrupsion duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi marrëveshjes mes dy vendeve në vitin 2009, e cila sipas vendimit të kushtetueses cenonte integritetin territorial të Shqipërisë.

“Përmende marrëveshjen e detit, do të them kaq: Bëre gjithçka me para dhe korrupsion”, – tha Berisha duke akuzuar kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë u përgjigj se Berisha po mbron marrëveshjen që i hiqte Shqipërisë një pjesë të territorit me firmë të ish-ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha ndërsa i cilësoi absurde akuzat për korrupsion dhe blerjen e gjyqtarëve të kushtetueses në rrëzimin e kësaj marrëveshje.

“Ju të PD vini këtu dhe të deklaroni të njëjtën gjë që deklaron një pjesë e politikës atje se, marrëveshja e bërë, e shpallur antikushtetuese 9:0 nga Gjykata Kushtetuese na qenka korrupsion dhe se ju i qëndroni asaj marrëveshje, zotin e shqiptarët paçi në qafë. Ai sapo bëri një autodeklarim që i qendron Marrëveshjes së Detit. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me 0 Marrëveshjen e Detit, duke mbrojtur interesin kombëtar. Ti atë marrëveshje e ke dashur, e ke bërë përmes dorës tënde në Ministrinë e Jashtme që sot e ke kryetar partie të komanduar.

Ti i qëndron asaj marrëveshje dhe vazhdove të bësh të njëjtën gjë që bëri PD në Himarë, duke u shqyer ato zëra dhe ato forca përtej kufirit që propagandojnë këtë teori të shpifur, të ulët. Nuk ka asnjë palë të tretë, Sali, por çdo palë e tretë nuk është Shqipëria, nuk është interesi i Shqipërisë dhe kur vjen puna për Shqipërinë mos u bëj më grek se grekët dhe më turk se turqit”, – tha Rama.

Kujtojmë se para dy javësh skena politike shqiptare u ndez nga një deklaratë e bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Ai tha se Greqia do të shpallë të drejtën e saj për një shtrirje të kufirit detar në zonën e 12 miljeve dhe këtë e ka pranuar edhe Shqipëria. Kjo deklaratë solli një reagim të fortë nga opozita që akuzoi Ramën e Bushatin për tradhti.

Ligji i Luftës e çështja “Çame”
Nga dy takimet dypalëshe midis Bushatit e Kotzias shumica e problematikave të vjetra midis Shqipërisë e Greqisë duket sikur kanë marrë zgjidhje. Pas arritjes së dakordësisë për Marrëveshjen e Detit tani të vetmet çështje madhore midis Greqisë e Shqipërisë që kanë mbetur pezull janë heqj e Ligjit të Luftës dhe çshtja “Çame”.

Nëse për abrogimin e ligjit absurd të luftës parimisht pala greke ka rënë dakord vetëm duhet tashmë ta bëjë edhe juridikisht, për çështjen Çame situate është shumë më e ndërlikuar. Pala greke publikisht e mohon ekzistencën e kësaj çështje, por heqja e ligjit të luftës që i hap rrugën e kthimit të pronave shtetasve shqiptarë në Greqi mund t’I japë një zgjidhje edhe çamëve për pronat e tyre. Por kjo realizohet veçse nëse në marrëveshjen e re që do nënshkruhet midis Shqipërisë e Greqisë, nuk ka ndonjë klauzolë frenuese siç përfshinte Marrëveshja e 1996, ku thuhej se problematikat e shtetasve do zgjidheshin sipas ligjeve të vendeve reciproke.

marre nga: http://shqiptarja.com/home/1/pas-9-vitevegreqia-pranonpakti-detar-me-berish-n-ishte-i-gabuar-467914.html?pos_1

 

Next Post
Izet Haxhia: As grupi paramilitar që po krijon nuk e shpëton Berishën nga drejtësia

Izet Haxhia: Berisha e telefonoi 12 herë Azemin para ekzekutimit dhe kë shpërbleu Meta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In