• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Izet Haxhia: Berisha e telefonoi 12 herë Azemin para ekzekutimit dhe kë shpërbleu Meta

by Java News
10/02/2018 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në pritje të ekstradimit në Shqipëri pas vendimit të autoriteteve turke, Izet Haxhia në një lidhje telefonike për emisionin ‘Repolitix’ të Denis Mingës në Report Tv ka deklaruar se është gati për kthimin në atdhe.

Ish-truproja i Sali Berishës u shpreh se u qëndron të gjitha akuzave për ish-kryeministrin, por edhe familjen e tij për vrasjen e Azem Hajdarit, por edhe shumë dosje të tjera. Haxhia ka rikujtuar edhe njëherë momentin e vrasjes së Hajdarit dhe rolin e Berishës, të cilin e akuzon se e nxori në pritë, pasi para vrasjes kishte komunikuar 12 herë në telefon.

Cili ka qenë roli juaj?

Jam fajësuar në 12 shtator si nxjerrës në pritë të Hajdarit. Është thënë që unë e kam telefonuar dhe personat që kanë qenë afër e kanë vrarë. Por ku është telefoni dhe numrat e Hajdarit, pse gjykata nuk mori tabulatet e fundit.

Me cilin ka folur në 12 shtator? Dhe dihet shumë mirë me kë ka folur ditën që ka qenë në Lushnje dhe Fier, janë 12 telefona që i ka bërë Berisha dhe e ka thirrur në zyrë.

Por nga e dini?

Janë të regjistruara. Është numri që ka qenë në emër të Genc Hotit, që ka folur Berisha. Ka folur me 12 dhe 13 shtator me Francën. Në emër të Majlinda Popovic ka qenë regjistruar numri i Azem Hajdarit.

Le të thotë drejtësia me cilin numër e kam marrë unë Hajdarin? Atëherë në Shqipëri ka qenë vetëm AMC dhe faturat kanë qenë të shkruara. Le të më thonë dhe unë i pranoj….

Ju keni qenë pranë selisë dhe keni pasur kontakte?

Me Azemin kam pasur 5 muaj që nuk kam pasur kontakte. Azem Hajdari ka qenë i pabesë, më tha që prita e Milotit ka qenë për ty, që nga ai moment nuk kam qenë më në kontakt. Komunikimi ka qenë në gusht dhe Azemi më kërkoi një takim, pasi takoi plakun e Haklajve.

Me autorët e vrasjes keni pasur kontakte atë ditë?

Kanë ardhur nga Tropoja, Fatmir Haklajn, Jaho Mulosmani dhe xhaja i tij dhe një person nga Kruja. Fatmiri tha kemi ardhur për të takuar dikë në ministri për të rregulluar punën, e kemi lënë për tu takuar, por nuk jemi lidhur më.

Te nesërmen jemi takuar, sipas fjalës së tyre janë nisur për në Tropojë. Pastaj erdhi Jaho te selia dhe tha ta pimë atë kafen te liqeni. Ndërkohë që unë ruhesha nga SHIK, pas kafes kemi zbritur poshtë.

Jeni gati të dëshmoni?

Po. Se dua të dalë e vërteta në dritë. Vrasësit e tij janë eliminuar. Ata që e kanë nxjerrë në pritë nuk janë dënuar. Grupi i 8 vetave si prokurorë kanë marrë nga 50 mln lekë shpërblim nga Berisha dhe Meta te Banka e Kursimeve me kredi të butë dhe këto para nuk janë shlyer më pas.

Për cfarë drejtësie flasin ata? Pse nuk është diskutuar roli i grupit të ‘Rognerit’, i di mirë Klosi. Hajdari nuk doli nga zyra ime, por e Berishës, ai e nxori në pritë.

Ju ku ndodheshit atë moment?

Kam qenë duke pirë kafe, në momentin që dolëm dëgjova breshëritë e kallashit. Unë se dija ku ndodhej Saliaj e të tjerë dhe jo se ndodheshin para PD

Pse në 14 shtator ishit kundër turmës që donin të rrëzonin Nanon?

Unë do të reagoja, pavarësisht se me Hajdarin nuk flisja. Ngaqë isha njeri i PD prandaj do të reagoja, se cili ishte Azem Hajdari, një përdhunues, por do të reagoja….

A u përdor vrasja për grushtin e shtetit?

Qëllimi i vrasjes ka qenë rënia e Nanos. Kishte ndaluar trafikun e armëve për UÇK. Ky ka qenë motivi i vrasjes.

Kur pritet ekstradimi juaj?

Ministrja vendosi nxjerrjen e urdhër arrestit për 30 ditë, unë jam duke pritur policinë. Është puna kur të jenë gati ata… Nuk e di për cfarë interesash fshihen pas, aeroporti i Vlorës, apo nuk e di… Unë kam 12 vite që mbahem peng… Jam pa letra dhe dokumente, nuk është më pranuar as azili dhe asgjë.

Mendoni se do të tremben politikanët me ardhjen tuaj?

Nuk tremben se janë bashkë të gjithë. Romeot dhe Zhuljetat, ata i kanë rregulluar punët e tyre. Zihen ditën dhe i ndajnë paratë natën, pasi nuk duan të arrestojnë njëri tjetrit, pasi bien sipas sistemit domino.

Ju jeni dënuar 25 vite do të kërkoni rigjykim?

Është e drejta e ime të kërkoj, pasi jam dënuar në mungesë. Është dhënë garanci edhe nga qeveria Berisha, që cështja do të gjykohet nga një mënyrë e drejtë. Do të kërkoj hapjen e kësaj cështje.

ma.me

Next Post
Marinsi që vrau Bin Ladenin: Parada ushtarake e Trumpit është një…

Marinsi që vrau Bin Ladenin: Parada ushtarake e Trumpit është një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Kërcënimi i Vuçiç me devijimin e Ibrit, reagon Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si mjet presioni dhe ndëshkimi

August 10, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Rubios: Një vend që s’prodhon ilaçe dhe s’kontrollon emigracionin, s’mund të mbrojë popullin e tij

August 10, 2026
Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com