• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse ja prishët pushimet Profesorit?

by Aalison Pearse Stevens
01/08/2016 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I kanë prishur pushimet në Pogradec Rexhep Meidanit. E thirrën me qëllim që t’i bashkohej një dreke, duke vënë mbi pjatë premtimin e zgjedhjes…kryeministër. Një ëndërr që ai me shumë gjasë s’ka guxuar ta shohë kurrsesi, tani që ka hyrë thellë në muzgun e karrierës së tij politike.

Megjithatë alkimia më e fundit Meta-Kokëdhima, e cila duket si një shfaqje prestigjitatorësh, më shumë sesa një tryezë miqsh, ka prodhuar një emër i cili në fakt përbën një gjetje jo të keqe. Nëse s’është e vërtetë, është e gjetur mirë, thonë italianët. Tamam ashtu siç po ndodh këto orë me ish-presidentin, një person padyshim me integritet, vetëpërmbajtje (paksa inatçi, por në heshtje), e mbi të gjitha “i majtë”. Fiks ashtu siç i duhet dyshes magjike Meta-Kokëdhima. Me shumë gjasë PD s’ka për të pasur kundërshtime. Fundja PD varet tashmë kokë e këmbë nga Meta (dhe Kokëdhima, në rastin konkret).

Presioni më i fundit mbi qeverinë, me emrin e Rexhep Meidanit, është nga ato lista qeverish-hije, të cilat lindin e shfaqen me ritmin e çadrave të plazhit, në hijet e hoteleve të reja të Qeparoit. Për të cilat çuditërisht opozita e sotme dikur oshëtinte, kurse sot hesht. Si Meta, ashtu edhe Kokëdhima, janë të interesuar që ky presion të shkojë në rritje, mundësisht me ngushtimin dhe vështirësimin e negociatave të reformës (kërcënimi me rrëzim të qeverisë, ka qenë bashkëudhëtari më besnik i kësaj të fundit). Për të arritur më në fund në shtator, kur parashihet që LSI të përgatisë skenarin të cilin Ilir Meta e quajti një keqkuptim dhe sajesë tek Fevziu, e që përmblidhet në togëfjalëshin “qeveri ekspertësh”.

E tepërt të thuhet se koalicioni i ri virtual Basha-Berisha-Meta, tashmë po përpiqet të shtyhet edhe në sinoret e vjetra dhe të reja të së majtës. “Rekrutimi” i Kokëdhimës dhe trazimi i qetësisë verore të Meidanit janë provat se ka një përpjekje “gjithëpërfshirëse” për të krijuar masën kritike të votave, që do të sillnin largimin e Ramës nga pushteti.

Jo se ky do të ishte fundi i botës. Aspak! Por kur sheh listën që kapardiset restoranteve dhe nëpër zyrat e Kuvendit, seç të vjen pak si e përzier. Dhe jo nga ushqimi i prishur i verës, as nga këngët e ndjera të të rinjve që i këndojnë kryetarit të partisë, por nga lehtësia tronditëse e disa burrave për t’u sjellë si ato gratë që s’ja vlen t’u përmendësh emrin.

Next Post

Disa nga shpikjet më të rëndësisshme për njerëzimin... por jo për krijuesit e tyre

Comments 4

  1. Shqiptar says:
    10 years ago

    Birra Kurva….

    Reply
  2. Albi says:
    10 years ago

    Ne fakt ja vlen shume te luftohet qe hajduta si Gjiknuri, Beqaj, Ahmetaj, Veliaj apo Spiropali te vazhdojne te punojne. Eshte arritje e madhe per popullin qe keta te ruajne pozicionet e tyre…

    Reply
    • luli says:
      10 years ago

      po pse bashke me keta hajdutat a nuk punojne edhe ca hajduta te tjere si haxhinasto e ter koka? apo sti kap syri aty, si fans i ilir 700 mijeshit qe je?

      Reply
      • Albi says:
        10 years ago

        Artikulli keta i komentonte mire e qarte, pjesen tjeter jo. Po sa per informacion, Haxhinasto ka kohe qe eshte me shume me Ramen se sa Meten. E megjithate, atij i eshte dhene leke me pikatore nga buxheti i shtetit gjate kesaj qeverie. Sic mund ta kesh vene re, jane ndertuar qytetet e jo rruget kombetare.

        Thelbi eshte, ketu ka plas hajdutlliku sheshit. Eshte nje klase e tere politike qe mbahet ne kembe duke vjedh e duke e perdor kete pasuri per te blere zgjedhje. Te tere keshtu. Cfare duhet bere? Kuptohet qe insistimi per te mbajt Ramen ne kembe me cdo mundesi nuk eshte zgjidhja.

        Reply

Leave a Reply to Albi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

Krisje e madhe Rusi-SHBA, Lavrov i ashpër: Trump tradhtoi fjalën e dhënë Putinit

February 9, 2026
Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës

February 9, 2026
Mbyllja e Kuvendit pa debat skenar nga mazhoranca? Si përgjigjet Toni Gogu

“Funksionet kushtetuese nuk pezullohen”, Gogu: GJK e la të pazgjidhur konfliktin, ndërhyrje për të qartësuar ligjin

February 9, 2026
Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola

February 9, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

February 9, 2026
Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

Sula flet si Kryeinspektor: Detyra e re një sfidë, do mbaj kontakte direkte me Ramën

February 9, 2026
Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

Moisiu lë ambientet e QSUT, reagon spitali: Falenderojmë ish-kreun e shtetit për besimin e treguar

February 9, 2026
KE: Shqipërisë “po i ikën truri”, informaliteti ende i lartë në tregun e punës

Barometri i Ballkanit: 1 në 3 shqiptarë jeton me ankthin e pasigurisë financiare! Më optimistë janë kosovarët

February 9, 2026
Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

Prokuroria kërkoi dënimin e ish-krerëve të UÇK, reagon VV: Po kriminalizohet rezistenca!

February 9, 2026
Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

Ibrahimaj prezanton Sulën si Inspektor të Përgjithshëm: Moment kyç për reformën

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In