• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarri shkrumboi mbi 30 apartamente në Tiranë, katër të arrestuar. Në kërkim ndërtuesi

by E S
15/04/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një ndërtesë 12-katëshe pranë “Farmacisë 10” në Tiranë u përfshi nga një zjarr i përmasave të mëdha, policia ka vënë në pranga katër persona.

Mësohet se janë vënë në pranga administratori i pallatit me inicialet A.C, si dhe menaxherja e supermarketit me inicialet R.S. Supermarketi ndodhej në katin përdhesë të këtij pallati, dhe nga aty dyshohen se kanë nisur flakët.

Po ashtu në pranga janë vënë edhe inxhinieri me inicialet E.A i kompanisë “Arlis” si dhe A.F, administratori i kompanisë (kontraktori) që ka bërë fasadat e ndërtesës.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë së ndërtimit, me inicialet A.L.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve. Megjithatë, dyshohet se ka nisur nga djegia e disa kartonëve pranë supermarketit.

“Ka dyshime dhe raportimet e para të grupit hetimor vijnë për djegien e disa kartonëve, disa mbeturinave në ambientin e sheshpushimit të këtij pallati. Megjithatë do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë me saktësi edhe shkakun kryesor të këtij zjarri që solli edhe dëmin kolateral.”, tha më herët gazetari Besar Bajraktaraj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News. Ai shtoi më tej se nuk përjashtohet as pista se zjarri ka nisur nga një shkëndijë elektrike.

Sipas të dhënave paraprake, rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi.

Zjarri ka përfshirë plotësisht pjesën e jashtme të ndërtesës, duke djegur fasadën me dy shtresa dhe duke dëmtuar edhe strukturën e brendshme në disa pjesë.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një ndërtesë të nxirë nga flakët, rrënoja dhe tym që vijon të dalë edhe këtë të mërkurë.

Pallati i përfshirë në flakë, me subjekt ndërtues shoqërinë “Arlis Ndërtim”, ka qenë fillimisht me leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në vitin 2022, objekti është legalizuar dhe hipotekuar, duke qenë kështu e pajisur me dokumentacion të plotë pronësie për të gjithë ndërtimin. Situata sakaq është vënë nën kontroll.

Next Post
Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

Mbahet gara botërore e ngjitjes së robotëve të CMG-së në malin Tai!

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

Zgjedhjet në SHBA, kur priten rezultatet e para dhe cilat gara do të jenë vendimtare?

November 3, 2026
Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

Grabitja e bankës te Komuna e Parisit, dyshime për ndihmë të autorit nga brenda! “Përlau” 60 mijë euro në tre minuta

November 3, 2026
Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

Mashtrime me investime online, operacion në Kosovë për goditjen e rrjetit ndërkombëtar! Bastiset një Call-Center, dëmi 4 mln euro

November 3, 2026
Banorët apel institucioneve: Gjanica shndërrohet në një lumë të zi nga ndotja, as era e keqe nuk durohet!

Banorët apel institucioneve: Gjanica shndërrohet në një lumë të zi nga ndotja, as era e keqe nuk durohet!

November 3, 2026
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, identikohen 69 viktimat: 54 spanjollë dhe 15 të huaj

November 3, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Demokratët në SHBA shpresa të mëdha për fitore, por a kanë të drejtë sondazhet e bëra?!

November 3, 2026
“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

“Dhuna në protestë jo nga populli, por nga një grup i vogël”- Rama debaton me gazetaren: Po më provokoni? Unë do e lë këtë punë ditën kur…

November 3, 2026
Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

Kryeministri kroat: Zgjedhjet franceze mund të pengojnë zgjerimin e BE-së

November 3, 2026
“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

“Britanikët të kthehen në shtëpi, por duhet të presin se janë pas nesh”- Rama batuta nga Brukseli: I inkurajoj të luftojnë krimin e organizuar!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In