• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet

by E S
15/04/2026 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania “Arlis Ndërtim” ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, më 14 prill, ku një pallat 12-katësh në zonën e “Farmacia 10” u përfshi nga flakët, duke shkrumbuar rreth 30 apartamente.

Në një deklaratë zyrtare, shoqëria shpreh solidaritet dhe mbështetje për familjet e prekura, duke theksuar se është pranë banorëve në këtë situatë të vështirë.

“Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk shpreh solidaritetin e saj të plotë dhe mbështetjen e sinqertë për të gjithë banorët e dëmtuar nga ngjarja e fundit që ka prekur objektin në zonën e “Farmacia 10”. Në këto momente të vështira, jemi pranë çdo familjeje të prekur dhe ndajmë shqetësimin për pasojat e shkaktuara.”

“Arlis Ndërtim” sqaron se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit të miratuar nga autoritetet përkatëse, pa shtesa katesh apo devijime nga projekti i miratuar. Sipas kompanisë, edhe elementët e fasadës dhe verandave janë realizuar në bazë të miratimeve përkatëse dhe standardeve në fuqi.

“Në funksion të transparencës me opinionin publik, dëshirojmë të sqarojmë se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e ndërtimit të miratuar nga autoritetet përkatëse, pa asnjë shtesë katesh apo devijim nga projekti i aprovuar. Përveç sistemeve anësore që janë veranda, të cilat gjithashtu janë miratuar nga organet kompetente. Të gjitha punimet janë realizuar duke respektuar standardet më të larta të ndërtimit dhe sigurisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për më tepër, këto punime janë kontrolluar dhe certifikuar nga organet kompetente, duke garantuar përmbushjen e të gjitha kërkesave teknike dhe ligjore.”

Në deklaratë theksohet gjithashtu se të gjitha punimet janë kryer sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë, ndërsa materialet e përdorura janë të certifikuara sipas kërkesave europiane dhe ligjore, të siguruara nga kontraktorët e angazhuar në projekt.

Kompania shton se objekti ka kaluar procedurat e kolaudimit dhe certifikimit dhe është dorëzuar në mënyrë të rregullt në vitin 2021, sipas procedurave ligjore.

Pavarësisht se, sipas saj, nuk mbart përgjegjësi ligjore për ngjarjen, “Arlis Ndërtim” deklaron se në kuadër të përgjegjësisë sociale do të marrë përsipër rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit dhe rikonstruksionin e apartamenteve të dëmtuara, duke i kthyer ato në gjendjen fillestare.

“Gjithashtu, shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk pavarësisht se nuk mbart asnjë përgjegjësi ligjore, por në kuadër të përgjegjësisë sociale si kompani, si dhe angazhimit të saj për të qenë pranë njerëzve që e kanë besuar dhe banorëve të prekur, merr përsipër shpenzimet e saj, rindërtimin e plotë të fasadës së pallatit të dëmtuar nga zjarri si dhe rindërtimin e të gjitha apartamenteve të dëmtuara duke i kthyer në gjendjen fillestare, pra në të njëjtat kushte që banorët e kanë marrë apartamentin në çelësa në dorë në momentin e dorëzimit. Ky angazhim synon të kontribuojë në rikthimin sa më të shpejtë të kushteve normale të jetesës dhe në minimizimin e pasojave të kësaj ngjarje.”

Në fund, kompania shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet dhe ekspertët përkatës për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar transparencë të plotë ndaj banorëve dhe opinionit publik.

Më herët reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me cilësinë e ndërtimit.

Ndërkaq, gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se janë vënë në pranga administratori i pallatit me inicialet A.C, si dhe menaxherja e supermarketit me inicialet R.S. Supermarketi ndodhej në katin përdhesë të këtij pallati, dhe nga aty dyshohen se kanë nisur flakët.

Po ashtu në pranga janë vënë edhe inxhinieri me inicialet E.A i kompanisë “Arlis” si dhe A.F, administratori i kompanisë (kontraktori) që ka bërë fasadat e ndërtesës. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe pronari i kompanisë së ndërtimit, me inicialet A.L.

Next Post
Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

Dështimi i Orban, ja pse ai i humbi zgjedhjet pas 16-të vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

Bullgaria në zgjedhje presidenciale mes tensioneve të luftës në Ukrainë

November 1, 2026
“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

“Nuk duan ta rrëzojnë Ramën”, Stresi paralajmëron largimin nga protesta: Kokë turku nuk bëhem!

November 1, 2026
“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

“Pasqyrë Albania”/ Rama: Një klik për të kontaktuar çdo institucion, në platformë do të integrohet edhe inteligjenca artificiale

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

Nga ndërtimet te plazhet dhe hotelet, projektligji i ri për turizmin: Gjobat deri në 400 mijë lekë

November 1, 2026
Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

Lufta për pushtet në Poloni, Presidenti hyn në Gjykatën Kushtetuese me forcë

November 1, 2026
Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Çdo sulm do të marrë përgjigje pa kufij gjeografikë

November 1, 2026
Drogë në trëndafila, sekuestrohen 100 kilogramë kokainë kolumbiane në aeroportin e Athinës, mes të arrestuarve edhe 4 shqiptarë!

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shqiptarit në Selanik, arrestohet në Greqi 26-vjeçari

November 1, 2026
“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

“Rritje taksash e më shumë varfëri”, Berisha kundër paketës fiskale, flet për largimin e demokratëve nga protesta

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In