• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati i vërtetë nuk është mbi pronarët e protestës, por mbi autorët e dështimit të saj

by Mero Baze
01/11/2026 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Debati mes aktivistëve rrogëtarë të protestave dhe Partisë Demokratike rreth pronësisë mbi protestën është një nga debatet më absurde që kanë ndodhur ndonjëherë, pasi po debatohet mbi autorësinë e një dështimi, të cilën duan ta marrin përsipër me zor të dyja palët.

Aktivistët rrogëtarë pretendojnë se Partia Demokratike nuk mund t’i bashkohet protestës së tyre, pasi ata janë për ndryshimin e klasës politike. Partia Demokratike, nga ana e saj, nuk ka ndonjë detyrim ndaj tyre të japë llogari se kur duhet të protestojë, pasi ata nuk janë drejtoria e dhënies së licencave për protesta.

Në fakt, debati më i vërtetë në këto momente nuk duhet të jetë se kush është pronari i protestës, por kush është autori i dështimit të saj.

Aktualisht, në Shqipëri nuk ka ndonjë protestë popullore. Kemi një burokraci të protestës, një grup aktivistësh me rrogë që drejtojnë dhe trajnojnë të rinj të dhunshëm çdo pasdite në Tiranë, si dhe Partinë Demokratike, si qejflie protestash, që bën të njëjtën gjë, por me logjistikën e saj.

Nëse do të kishim protesta popullore, njerëzit do të mbushnin rrugët dhe nuk do të kishte vend për këto debate. Nëse do të kishim protesta studentore, studentët do të linin mësimet, universitetet do të ishin bosh, nxënësit do të ishin në rrugë dhe nuk do të kishim mundësi për këto debate.

Nëse do të kishim protesta popullore, punëtorët do të linin punët, njerëzit do të ishin në rrugë dhe vendi do të ishte në kaos deri në dorëheqjen e qeverisë.

Aktualisht kemi një fluks protestuesish nga 200 vetë deri në 20 mijë vetë në ditët më të mira, të trajnuar të vjedhin, të djegin dhe të shkatërrojnë disa prona në qendër të Tiranës dhe pastaj të zihen si qentë endacakë në rrugë se kujt i takon kazani i plehrave për t’u djegur.

Ky është degradimi i protestave qytetare që nisën dhe debati mes PD-së së Berishës dhe këtyre aktivistëve burokratë të protestës duhet të jetë se kush i katandisi kështu protestat. PD-ja është parti e madhe dhe është turp të zihet se e kujt është kjo protestë. Ajo, edhe sikur t’ia falnin, nuk duhet ta pranonte këtë profil proteste, pasi një të tillë Shaban Memia e ka bërë me një të fishkëllyer pas vitit 1997, pa djegur e prishur kaq shumë.

Këta aktivistët burokratë të protestës mund ta marrin përsipër, pasi janë pjesë e OJQ-ve që financojnë protestën dhe u duhen ngjarje për të justifikuar borderotë. Por kjo nuk është protestë që ndryshon gjë në Shqipëri, përveçse shton tek qytetarët fobinë ndaj protestave të dhunshme.

Të grindesh se i kujt është ky revolucion është sikur të grindesh për atësinë e një fëmije që ka lindur i vdekur. I vetmi debat që ka kuptim është se kush e vrau pa lindur ende këtë revolucion.

Siç ka thënë edhe Lenini  në veprën Mësimet e revolucionit(meqë shumica e aktivistëve janë leninistë ), revolucionet që shpërthejnë përpara se të piqen kushtet historike për triumfin e tyre janë të dënuara të dështojnë.

Ky revolucioni ynë nuk ka shpërthyer akoma. Kur të shpërthejë, ndoshta do t’i njohim udhëheqësit e tij. Tani njohim vetëm këta qejflinjtë e revolucioneve, të cilët, përpara se ta bëjnë revolucionin, zihen për karrigen e Leninit.

Next Post
Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Protestat dhe arrestimi i kreut të SHISH-it, eksperti i sigurisë: Operacione kinetike me impakt psikologjik

Comments 1

  1. Lisveta says:
    14 hours ago

    Drejtuesi ANONIM i kësajë proteste, është frymëzuesi dhe krijuesi i Nesti Angonit, që SPAK e ka ngritur në piedestal.
    Mendoj që rrënjët e kësajë proteste rrjedhin nga dhe prej SPAK-ut, sepse llogjika e thjeshtë e jep që KOT NUK JANË GJITHË KËTO GODITJE kunder kesaje qeverie….
    Koha do ta tregojë këtë profeci.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Transferimi i Veliajt në Fier, Komiteti i Helsinkit ngre alarmin: Urdhri sekret pengon ankimin në gjykatë!

November 2, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj dekreton Reformën Territoriale, në zgjedhje do votohet për 46 bashki

November 2, 2026
Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

Drejtori i OpenAI: Inteligjenca artificiale tashmë është më e zgjuar se shkencëtarët më të mirë

November 2, 2026
Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

Gogu e Spahiu vizitojnë Burgun e Shënkollit, masa për kujdesin shëndetësor të të burgosurve

November 2, 2026
Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

Dy tërmete trondisin Bosnjën gjatë natës, qytetarët zgjohen nga zhurmat si shpërthime

November 2, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In