• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PS po minon hetimet VIP”, Rama për akuzat: Këta që e birësuan SPAK pas pilafit…

by A R
26/02/2025 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e tij nga Kryesia e Kuvendit, kryeministri Edi Rama dha një përgjigje për të gjitha akuzat se “PS po minon hetimet e drejtësisë”. Duke mohuar që ka një strategji të mundshme elektorale, Rama tha se e vetmja gjë që mazhoranca kërkon është “drejtësi e pavarur europiane”.

“Unë po i jap disa përgjigje jo vetëm zotit Afrim, por të gjithë atyre që mendojnë si ai, apo atyre në radhët e shoqërisë civile apo të pavarurve që pa pushim vetëm represion dhe asgjë tjetër, ndërkohë që ajo për të cilën unë luftoj është një drejtësi e pavarur dhe europiane. Tani nuk e di ku e gjejnë që flasin për strategji elektorale për të minuar hetimet VIP të drejtësisë, një strategji që tashmë njihet thotë ai, Paraqet si fakt një fantazi të tillë. Këtu fillon problemi i madh në shoqëri, me pasqyrat e informacionet, kanalet dhe portalet, ku opinionet shiten si fakte.  Rektori nuk u ftua për të ngritur flamurin e pafajësisë për 24 personat me masë pa gjyq.

As zoti Afrim dhe asnjë largim tjetër nuk konkurron dot në asnjë formë me këtë parti, me këtë mazhorancë qeverisëse sa i përket luftës për një drejtësi të pavarur. Po të mos ishte kjo parti, zoti Afrim dhe zoti Largim nuk do shikonin kurrë hetime VIP në Shqipëri. Duhet të përgatitet zoti Afrim dhe Largim që të dëgjojnë gjithmonë e më shumë nga ne sepse tani që SPAK-un dhe GJKKO-në që i ngritëm ne, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit, ne tani kemi hyrë në fazën e dytë. Faza e dytë është pavarësi europiane, jo ruse.”

 

Ai tha se në këtë fazë kur Shqipëria po negocion me BE-në, nuk mundet që SPAK apo GJKKO të shkelin standardet demokratike.

“Unë nuk dua që teksa ne negociojmë me BE-në, të çohet një hollandez apo francez dhe të thotë nuk kemi më asnjë dyshim që Shqipëria nuk ka gjykata e prokurori që respekton standardet demokratike dhe që njeh prezumimin e pafajësisë. Ne nuk ofrojmë asnjë model negativ! Altin Dumani është sulmuar kafshërisht. Nuk e di ku kanë qenë këta afrimët dhe largimët që sot po e mbrojnë SPAK-un nga ne dhe në cilin kapitull të historisë së Shqipërisë, historianët Afrim e Largim kanë parë ndonjë rast tjetër? Le të na e tregojnë…”, tha Rama.

Këtë të Mëkurë, para socialistëve foli edhe Rektori i Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku. Duke mos dhënë koment mbi vendimet e drejtësisë, ai tha se ka besim që shumica e pedagogëve ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie, janë njerëz të ndershëm. Sipas Sallakut, janë të nevojshme këto sqarime pasi Bujqësori ka nisur një reformë me partnerët europianë.
Next Post
“Lavdinë e marrin të tjerët”, Rama: Hetimin për UBT-në e nisi SHISH dhe Policia e Shtetit

“Lavdinë e marrin të tjerët”, Rama: Hetimin për UBT-në e nisi SHISH dhe Policia e Shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

October 8, 2026
Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com