• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

by A. Q
08/10/2026 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së djeshme në aksin nacional Korçë-Maliq, ku humbi jetën 18-vjeçari Florian Matraku, nga fshati Bulgarec i Korçës.

I riu, djali i vetëm i familjes Matraku, kishte qenë gjatë gjithë ditës duke punuar në tokën e familjes për korrjen e misrit.

Në mbrëmje, teksa autokombajna po përfundonte punën dhe duhej të dilte nga parcela në rrugën nacionale, 18-vjeçari ka dalë në rrugë për të ndaluar për pak çaste automjetet që qarkullonin, me qëllim që t’i krijonte mundësi mjetit bujqësor të kalonte në mënyrë të sigurt.

Por, pikërisht në këtë moment ka ndodhur tragjedia. Florian Matraku është përplasur nga një automjet që drejtohej nga Leonardo Skënderas, i cili është arrestuar nga policia pas aksidentit.

18-vjeçari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Korçës, por rreth një orë pas aksidentit ka ndërruar jetë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.

Aksidenti i mbrëmshëm është i dyti me pasojë vdekjen brenda vetëm tri ditësh, në të njëjtin aks rrugor dhe pothuajse në të njëjtën zonë. Tri ditë më parë, një 60-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po lëvizte drejt Korçës, ku, sipas të dhënave, po shkonte për të shitur qumështin.

Brenda tri ditësh, i njëjti aks rrugor është kthyer në skenën e dy tragjedive, duke marrë jetën e dy personave, një 60-vjeçari dhe një 18-vjeçari.

Next Post
“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com