• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

by A. Q
08/10/2026 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reshjet e shiut rikthehen në territorin shqiptar.

Ndërsa meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, paralajmëroi një periudhë të paqëndrueshme atmosferike deri në mesin e javës së ardhshme. Sipas saj nga nata e sotme deri të martën e javës së ardhshme do të ketë reshje.

“Gjatë natës sonte, ditën e nesërme, të shtunën, të dielën, të hënën dhe të martën tjetër, do të kemi reshje. Presim rrebeshe të shkurtra në të gjithë territorin shqiptar. Veriu, veriperëndimi me rrebeshe më të shpeshta. Ndërkohë kemi rrebeshe afatshkurtra në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Kemi dhe një tjetër celulë ku herë pas here intensifikohen reshjet në jug gjatë këtij 5 ditori, por fokusi do të jetë veriu dhe veriperëndimi”, tha meteorologia.

Sipas saj reshjet e shiut rrezikojnë përmbytje në zonat e Lezhës dhe Nënshkodrës.

“Rrezikohet nga përmbytje në zonat e Nënshkodrës dhe të Lezhës. Bëhet fjalë për përmbytje të natyrës urbane për shkak të sasisë së madhe të reshjeve në afate shumë të shkurtra kohore. Nuk bëhet fjalë për fryrje lumenjsh dhe dalje lumenjsh nga shtrati, por thjesht për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve”, theksoi ajo.

Meteorologia theksoi se do të ketë ndryshime të forta termike në të gjithë vendin. Veriu do të ftohet, ndërsa jugu dhe jugperëndimi do të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa mesdhetare deri të dielën.

Porja paralajmëroi gjithashtu mundësinë e reshjeve të dëborës në Ballkan gjatë së martës dhe së mërkurës.

“Dita e martë dhe e mërkura sjellin reshje dëbore në Ballkan. Dhe veriu shqiptar me reshjet e para të dëborës gjatë ditës së martë dhe të mërkurës. Bëhet fjalë për reshje në lartësi 1800 m apo 2000 m nga niveli i detit. Ftohen ndjeshëm kushtet e motit nga e hëna dhe në vijim në të gjithë Ballkanin. Një pjesë e mirë e Ballkanit do të ketë reshje dëbore. Mali i Zi, një pjesë e Kosovës dhe veriu i Shqipërisë është në atë zonën e riskut nga reshje dhe dëbore”, paralajmëroi Porja në Dita Jonë.

Next Post
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

15 bashki rrezikojnë shkrirjen, kryebashkiakët para Kuvendit: Mos e votoni, nuk u shërben qytetarëve

October 8, 2026
Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

Shqipëria në BE më 2030: afati i mundshëm dhe kushtet e tij

October 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vetëvendosje, Doktor, jo nënshtrim para të huajve

October 8, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

October 8, 2026
Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com