• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në RMV! Organizatorët tregojnë se çfarë pritet të ndodhë nesër 

by E B
25/05/2026 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet nesër në Tiranë një protestë dhe marshim drejt ambasadës maqedonase në vendin tonë. Organizatorët, Kol Marku dhe Kristian Nela, deklaruan në A2 CNN se protesta do të nisë në orën 17:00 në Sheshin Skënderbej dhe më pas do të vijojë me marshim drejt ambasadës maqedonase.

Sipas Kol Markut, protesta është totalisht apartiake dhe synon të përcjellë një mesazh solidariteti për të drejtat e shqiptarëve dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

“Gjithçka lindi nga një grup studentësh që tentoi t’i bashkojë protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që u mbajt më datë 18 maj. Ne kuptuam që bashkëkombasit tanë shqiptarë atje janë në një tension, janë një presion nga autoritetet maqedonase. Ata mundohen shumë dhe e kanë dhënë efektin dhe e kanë arritur qëllimin deri diku që këtë situatë, këtë realitet atje ta përçojnë në gjithë shqiptarinë. Por nëse një shqiptar do tentojë, do shkojë, do guxojë të marrë mundin që t’i bashkohet asaj atmosfere, do e përjetojë edhe më shumë. Ky përjetim që patëm na shtyu që të përpiqemi të organizojmë, të thërrasim një protestë për të njëjtën kauzë, për të njëjtin hall të përbashkët. Unë mendoj që është një një hall i përbashkët jo vetëm i studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, por është një një kauzë ekzistenciale. Ndaj vendosëm që të thërrasim një protestë edhe në Tiranë, protestë totalisht studentore, totalisht apartiake. Kjo na ka bërë bashkë edhe neve këtu në Tiranë që në solidaritet me vëllezërit dhe motrat tona shqiptare në Maqedoni të thërrasim një protestë që do mbahet nesër në orën 17 në sheshin Skënderbej për të vazhduar për të pasuar me një marshim drejt ambasadës maqedonase këtu në Tiranë”, tha Kol Marku në Ditarin e Pasdites.

Ndërkohë që sipas Kristian Nelës, protesta mundësohet nga vetë organizatorët për të hedhur poshtë skepticizmin dhe për të dhënë mesazhin se kombi është mbi gjithçka

“Kemi vendosur që këtë protestë do e mundësojmë vetë me të gjitha burimet që ne kemi, me të gjithë forcën që ne kemi dhe do çojmë thirrje te çdo student që ta kuptojë dhe ta hedhë poshtë këtë skepticizëm. Besoj se nesër do jetë një protestë shumë e mirë, do jetë vendimtare, do jetë një frymë ndryshe, do jetë një protestë ndryshe mendoj nga ato çka çfarë kemi parë dhe do jetë realisht protesta e studentëve. Do jetë me një mesazh qartë që ne jemi bashkë. Ajo që dua të cek pak është që shpesh herë skepticizmi fillon edhe tek pjesa e përfitimit që njerëzit mendojnë, studentët mendojnë që dikush është përfitues nga kjo protestë, por prandaj dhe me Kolin jemi në një panel ku ne po diskutojmë dhe unë Kolin e kam njohur si kundërshtar në një garë të mëparshme brenda fakultetit, por këtu duam të japim një mesazh që ne jemi bashkë në kauza të tilla, sepse kombi është mbi gjithçka. Ne realisht mund të kemi të gjitha rrethanat tona dhe dëshirat tona personale, por bien poshtë kur flitet për kombin dhe gjuhën tonë”, tha ai në Ditarin e Pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN.

Organizatorët thanë se pritet pjesëmarrje studentësh nga Tirana, rrethet, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Kemi folur dhe me universitetet e rretheve dhe kemi dhe studentë që do vijnë nga rrethet, kemi dhe studentë që do vijnë nga Maqedonia, kemi dhe studentë që do vijnë nga Kosova, kemi dhe studentë të Tiranës. Natyrisht që Tiranës i bie pesha më e madhe duke qenë se ka dhe më shumë studentë dhe fryma duhet të jetë më e madhe që mesazhi të përcillet që nuk janë vetëm studentët që kanë ardhur nga rrethe të ndryshme për këtë gjë, por janë të gjithë studentët bashkë në një protestë për të treguar që realisht duhet përcjellë një mesazh. Realisht kjo kauzë është definitive, shumë e rëndësishme për ne”.

Ata paralajmëruan se kjo protestë nuk do të jetë e fundit, dhe se do të vijojnë deri në adresimin e kërkesave të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Solidaritetit gjen shtrirje në të gjitha trojet shqiptare dhe ne e kemi ndjerë këtë më së miri. Ne synojmë që barrën më të madhe të kësaj proteste ta mbajmë vetë ne nga Tirana për t’ju treguar bashkëkombësave tanë shqiptarë në Maqedoni që ne jemi me ju. Ne do t’ju mbështesim me  vendosmëri derisa kërkesa e tyre që e para është një e drejtë kushtetuese në Maqedoni, por mendoj që është edhe një kërkesë e natyrshme natyrore që e ka çdo njeri në botë, të realizohet pa asnjë lloj negocimi. Ne do të vazhdojmë. Ne nuk, ne nuk besojmë që qeveria maqedonase do të do të reflektojë pas protestës tonë, por ne besojmë shumë që kjo do të jetë do të ushtrojë presionin mbi qeverinë maqedonase për të thënë që shqiptarët e Maqedonisë kanë mbështetje kudo që ka shqiptarë. Mund të jetë e para e këtij lloji për këtë kauzë por që s’do jetë e fundit kjo është e sigurt”.

 

Next Post
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pritet marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, zbardhet përmbajtja e draftit

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pritet marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, zbardhet përmbajtja e draftit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In