Pesë të dyshuarit për sulmin me gur dhe koktej molotovi në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren mund të përballen me akuzat edhe për rrezikimin e objektit zyrtar të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.
Kjo ngase Prokuroria Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që të zgjerojë hetimet duke përfshirë edhe dispozitat e veprës penale të rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, përkatësisht paragrafin 3 të saj, shkruan Koha Ditore.(b.an)