• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i Bashës: Ndihmë për ata që s’kanë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe. PD po punon me ekspertët më të mirë

by Java News
08/08/2020 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha publikoi në Facebook disa pamje të plazheve të boshatisur, ku sipas tij shqiptarët nuk po shkojnë dot në plazh se janë të varfër.

Sipas kreut të PD, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia.

Kreu i PD premton se sapo qeveria “Basha” të vijë në pushtet shqiptarët do të shkojnë më shumë në plazh.

Ndërkohë që flet për të pamundurit, le të kujtojmë raportimet e ditëve të fundit ku  lideri i opozitës është bërë pronar i vilave në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj përgjatë vijës bregdetare.

Mesazhi i Bashës:

Në këto ditë të verës, më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me fëmijët e tyre pas disa muajsh shumë të vështirë.

Ndonëse përbën 22% të ekonomisë shqiptare, turizmi është sot dega më e goditur nga kriza dhe pandemia.

100 mijë punonjës në këtë sektor dhe mbi 200 mijë të tjerë të lidhur me të, rrezikojnë punën dhe mbijetesën e tyre dhe të familjeve.

Si pasojë e dritëshkurtësisë së qeverisë Rama dhe premtimeve të pambajtura për t’i ardhur në ndihmë, këtë verë turizmi shqiptar gjendet në ditën e tij më të keqe.

Propozimet tona për daljen nga kriza, e kanë turizmin prioritet që duhet mbështetur me likuiditete të mjaftueshme për të qenë në funksion të plotë.

Një qeveri e përgjegjshme duhet të subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte para përmes masave konkrete mbështetëse.

Shqiptarët, por edhe bizneset turistike kanë nevojë për masa dhe ndihmë konkrete që të kenë mundësi të çojnë fëmijët në plazhe apo male, dhe që biznesi i turizmit të funksionojë.

Industria turistike nuk mund të ecë përpara me video propagande të plazheve që sot janë thuajse të boshatisur. Premtimet boshe mbeten vetëm fjalë dhe propagandë nga e cila nuk përfiton askush.

PD po punon me ekspertët më të mirë për një plan ekonomik që do t’i vijë në ndihmë turizmit dhe gjithë ekonomisë. Ne do t’i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin.

Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të shijojnë bukuritë natyrore, plazhet dhe pasuritë e tjera të Shqipërisë. Me resurset e saj turistike, Shqipëria ka nevojë dhe do të ketë një qeveri të përgjegjshme dhe serioze, me plan konkret zhvillimi që do të rrisë numrin e të punësuarve dhe do t’i kthejë frymëmarrjen ekonomisë dhe gjithë vendit. #ditemetemira/ tema

Vila në Hamallaj

Vila në Gjirin e Lalzit

Vila në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës

g.kosovari

Next Post
Klosi flet për protestat e opozitës: Duan trazira, për mandatet janë penduar, Berishën nuk e dëgjon më njeri

Nga “21 Janari” e “Gërdeci” tek “Rruga e Kombit”/ Klosi: Prokurorët duhet të guxojnë, të fusin në axhendë dosjet e vjetra

Comments 1

  1. Jam kurioze! says:
    6 years ago

    Mero Baze i ka publikuar keto vila,jeni te sigurt se i ka blere Basha,apo hamendesime?!

    Reply

Leave a Reply to Jam kurioze! Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, zbardhen 4 vjedhje në banesa me çelësa të kopjuar

April 15, 2026
Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

Mashtruan me TVSH-në, bllokohen 73 milionë lekë llogari bankare të 6 kompanive

April 15, 2026
Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, Ndreca: Një pjesë e fashikujve s’i janë vënë në dispozicion; Dumani: Të merren masa për…

April 15, 2026
Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

Flota e fshehtë e naftës dhe lufta për Hormuzin, si tankerët po drejtojnë ekonominë botërore

April 15, 2026
Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

Majlinda Dhuka-shqiptarëve të diasporës: Ju jeni zëri ynë! Kemi nevojë për ju, ftoni një mik…

April 15, 2026
VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

VIDEO / Ndotën lumin Mat duke djegur kabllo e goma, procedohen 2 persona

April 15, 2026
Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

Pallati i djegur pranë QSUT, reagon Rama: Do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi

April 15, 2026
“Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza”

“Forcat izraelite po rrafshojnë fshatrat në jug të Libanit njësoj si në Gaza”

April 15, 2026
Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!

Dita e fundit e Samitit IV të Diasporës, përfaqësuesit fetarë: Besimi nuk na përçan!

April 15, 2026
Dy tragjedi, një plagë e përbashkët

“Pallatet që trembin: pas tërmetit, tani rreziku nga zjarri”

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In