• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Poshtërimi i opozitës dhe medias me vërtetim teoreme

by A R
19/05/2023 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë para se shqiptarët t’i drejtoheshin kutive të votimit më 25 Prill, u konsumua vërtetimi i një teoreme elektorale, nëpërmjet një skeme makiaveliste që duket se ka poshtëruar opozitën dhe mediat pranë saj.

Edi Rama u shfaq në emisionin “Opinion” dhe ndërsa kritikat për fushatën e tij “tallava” vlonin në pjesën dërrmuese të medias, Rama ashtu me tonin e zërit si gjynahqar, si rob modest, i thotë prezantuesit të emisionit:

“Të lutem o Fevzi, të kam sjellë një material, është i vetmi material që të kam sjellë, po munde vendose pak”.

Në ekran u shfaq një nga grackat më të pabesueshme që mund të ndodhin në një fushatë elektorale, u shfaq lideri i opozitës Sali Berisha që në të njëjtën studio një javë para Ramës mbante në duar posterin e një kitaristi amerikan, pa e ditur se kishte rënë në një grackë fatale. Pa e ditur se ai në foto jo vetëm që nuk ishte Erion Veliajn në Iran, por në fakt ai në foto ishte grepi i një historie dhe intrige të nisur para se të fillonte fushata elektorale.

Në fakt pistën e Veliajt të lidhur me inceneratorët dhe Iranin e hodhi televizioni opozitar SyriTV (Piranjat) në javën e parë të fushatës.

Disa indicio sugjerojnë se ky televizion mund të jetë nxitur në mënyrë të tërthortë nga “spin-doctor” të Rilindjes për t’i mëshuar pistës iraniane pa e kuptuar se në fakt ajo që atyre u dukej si “scoop” ishte gropa ku do të binin gafil bashkë me Berishën.

Pas emisionit të Piranjave, Berisha vijoi akuzat me Iranin duke i mëshuar thuajse përditë lidhjeve të supozuara të Veliajt me inceneratorët dhe Iranin, deri në stadin final të operacionit kur Berisha gëlltiti pa verifikuar një informacion karem që ju dërgua me fotot e kitaristit.

Kjo ishte dhe etapa e fundit e grackës, që i vuri vulën poshtërimit të Berishës në radhë të parë por dhe mediave opozitare që i mëshonin historive me Iranin.

Gjithë fabula e ndërtuar për tre javë nga opozita, u shkërrmoq me turp kur shqiptarët mësuan në “prime-time” nga kryeministri i vendit, se personi që akuzohej si Veliajn në Iran, në fakt ishte kitaristi amerikan Joe Walsh.

Poshtërimi i opozitës dhe medias me vërtetim teoreme

E gjithë kjo trajektore ngjarjesh flet jo vetëm për dërrmimin me turp të propagandës opozitare por edhe për një skemë mediatike “profesorati” të përdorur nga nëpërmjet nocionit të vërtetimit të teoremës.

Rilindja jo vetëm zgjodhi tallavanë si kolonë zanore të fushatës, por me skemë kurthi dhe vërtetim teoreme, provoi katërcipërisht se përballë kishte sharlatanë dhe mashtrues ordinerë të cilët nuk ja vlente të merreshin seriozisht.

Kur Rama e denoncoi  në Opinion atë që kishte ndodhur, për herë të parë oponentët e zakonshëm të rrjeteve sociale nuk e kritikuan në daljen e tij, befasia i kishte kapur të gjithë, drejtuesi I opozitës Berisha ishte zbuluar  gafil me posterin e kitaristit në dorë.

Ndërtimi i këtij kurthi dhe skenari goditi njëherësh dhe kauzën e inceneratorëve sepse akuzat rezultuan të turpshme dhe behote.

Nga ana tjetër gjithë analistët mediatikë që kritikonin tallavanë apo makinerinë e regjimit në fushatë, morën një përgjigje asgjesuese:

Me se doni ta bëjmë fushatën me tingujt e Joe Walsh?

Për çfarë regjimi e keni fjalën, faji i regjimit është që kundërshtarët tanë janë kaq idiotë?

Denoncimi i Ramës me fabulën e kitaristit ishte vërtetimi absolut i teoremës që Rilindja kishte thurur me tallava, duke i nxjerrë kundërshtarët totalisht leshko.

Dukej sikur të gjithë kuptuan se në fushëbetejë kishte zbritur Reali i Madridit dhe përballë kishte ekipin e Roskovecit.

E gjithë kjo fabul ishte një demonstrim dhe leksion i pamëshirshëm se si opozita dhe media opozitare që i ndërton kauzat mbi mashtrimin, entuziazmin dhe vrullin tribal, mund të përfundojë jo vetëm e mundur dhe e diskretituar, por dhe e patentuar si “garnizon idiotësh”, me vërtetim teoreme./ Hashtag.al

Next Post
Bashkim Shqipëri-Kosovë? Enver Hoxhaj: Nëse BE nuk zgjerohet drejt Ballkanit, faktori shqiptar duhet të…!

Horoskopi për sot, e premte 19 Maj 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

October 23, 2026
Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Dhuna me maska gjatë kaosit në Tiranë, arrestohet një protestues, shpallet në kërkim një tjetër!

October 23, 2026
Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

Trazirat në Itali, hetim edhe rrjeteve sociale! Hidhen thirrje për mobilizim për tubime dhe dhunë në protesta!

October 23, 2026
Sulmohet me dronë një anije tregtare në Detin e Zi, një marinar i vdekur dhe tre të zhdukur

Sulmohet me dronë një anije tregtare në Detin e Zi, një marinar i vdekur dhe tre të zhdukur

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In