• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet

by E S
18/04/2026 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndjekës iu ankua Sali Berishës për strategjinë që po ndjekin lidhur me protestat në terren.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, ndjekësi e pyeti kreun e PD nëse do të ndryshojnë strategji pasi policia i ka mbytur në gaz, duke hedhur idenë e ngujimit në shesh.

Berisha iu përgjigj duke i thënë se çdo variant do të studiohet dhe se do bëjnë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, që sipas tij, kanë mbetur jashtë kontrollit të Ramës.

Një thirrje e kishte edhe për intelektualët, të cilëve u tha se ka ardhur koha të dalin nga konformizmi.

Muharrem Kurti: Doktor Berisha ju përshëndes. Mbrëmë në protestë na mbyten me gaz si gjithmonë edhe më keq. Pyetja ime është a do të ndryshojmë strategji psh, të vendosim një çadër të madhe në shesh e të ngujohemi deri në rrëzimin e regjimit famëzi të Edvin Ramës.

Sali Berisha: Çdo variant do studiohet. Por një gjë i dashur Muharrem, ne nga protesta s’heqim dorë kurrë dhe nuk ndalemi. Ne do bëjmë gjithçka për t’u bashkuar me forcat e tjera politike opozitare dhe unë prapë sot u bëj thirrje atyre.

Është koha të të veprojmë së bashku, kundër një armiku, kundër një armiku të egër të qenies shqiptare. I bëj thirrje shoqërisë civile, që ka mbetur jashtë kontrollit të Edi Ramës, të bashkohet me ne.

Shikoni çfarë qëndrimi mizor mbajtën ndaj Aulon Kalasë, një nga veprimtarët më aktivë të shoqërisë civile, i cili në qindra protesta kurrë nuk ka protestuar me dhunë.

Ka protestuar paqësisht dhe me dinjitet, dhe u hakmorën dje në mënyrë më të verbër vetëm për t’ju tremb ju, anëtarë të shoqatave të pakontrolluara prej tyre. Por le të bashkohemi ne. Ju bëj thirrje intelektualëve, dilni nga konformizmi juaj, se shkatërrimtar.

Duhet t’i dilni zot vendit tuaj, i cili po shkatërrohet.

Në universitete sot ju, ju them unë, nuk keni lirinë akademike as sa atë liri që kemi patur ne në diktaturën neo-staliniste. Dhe këtë jua them me fakte, me fakte dhe vetëm me fakte. Ju bëj thirrje studentëve. Paguani sot në vendin më të varfër, me prindërit me rrogat më të ulëta, tarifat më të larta në Evropë, përveç Britanisë së Madhe dhe Mbretërisë së Holandës.

Next Post
Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

October 29, 2026
“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

October 29, 2026
Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

October 29, 2026
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

October 29, 2026
Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

October 29, 2026
130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

October 29, 2026
Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In