• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Po krijonin kushte për të vrarë Ervis Martinajn, dënohen 3 të dyshuarit

by Java News
06/10/2022 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U akuzuan se po krijonin kushte për të vrarë Ervis Martinaj, dënohen të pandehurit Ardjan Ahmetin, Dejvison Serjani dhe e fejuara e këtij të fundit. Ahmeti dhe Serjani u dënuan me nga 2 vite burg.

Ndërkohë, shtetasja me inicialet N.SH., u dënua me 2 vite burg, por u konvertua me 3 vite shërbim prove, për shkak se ka një fëmijë të mitur.

Plani për eliminimin e Martinajt ishte bërë në 2019-ën. Ata iu shisnin informacion klanit ‘Duka’, kundërshtarëve të Martinajt, me qëllim që të vritej ky i fundit.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE
Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ?Myslym Shyri? ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit, etj.

Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpërmjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe

Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin ?Doge? ?apo ?Dogja?. Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.

Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai), ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itinerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) eurosh.

Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT për periudhën 2015-2019.

Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet te Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar edhe shpërblim në para për këta shërbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatmir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinën e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të ?shesë? informacionin si të besuar te Fatmir Hyseni dhe duke e përdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshëm informacioni.

Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular ?Enkro?.

Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Ndërkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend.

/f.s

Next Post
“Asnjë shqetësim mes meje dhe ligjit”/ Meta i vendosur: Rama duhet të përballet me drejtësinë!

Metës i 'kushton' aleanca me Berishën, PES përjashton Partinë e Lirisë nga Kongresi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com