• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pilotët e Bullgarisë refuzojnë fluturimin me avionët MiG-29

by Java News
26/10/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministri i Mbrojtjes i Bullgarisë konfirmoi të martën se disa pilotë ushtarakë nuk do të marrin pjesë në stërvitjet e planifikuara këtë javë.

“Disa pilotë të bazës ajrore Graf Ignatievo nuk do të ndërmarrin fluturime stërvitore, për shkak të gjendjes së pasigurisë”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov.

“Pilotët kanë shqetësime në lidhje me sigurinë e avionëve MiG-29 të ndërtuar në epokën sovjetike. Por Zapryanovi insistoi që avionët janë të sigurtë dhe se po përdoren në kuadër të patrullimit ajror të NATO-s.

Sipas Zapryanov-it, pilotët thanë më tej se nuk janë të përgatitur si duhet, për shkak të mungesës së orëve të fluturimit si pasojë e bojkotimit të stërvitjes.

Flotë e vjetëruar
Vetëm shtatë avionë nga 16 MiG-29 që kanë forcat ajrore bullgare janë në gjendje të mirë. Kjo është arsyeja se pse Bullgaria shpalli një tender me vlerë 770 milionë dollarë për të blerë tetë avionë të rinj.

Por plani për të blerë avionët Gripen të Suedisë i shpallur më herët këtë vit u devijua nga qeveria konservatore e kryeministrit Borko Borisov.

Kabinet i Borisovit tani pritet të shpallë një tender të ri. Ndërkohë, ai planifikon ta ripërtërijë flotën ajrore të 16 MiG-29 dhe rreth 20 bombarduesve Su-25.

Ministria e Mbrojtjes ka marrë gjashtë motorë të përdorur për MiG29 si dhe katër të rinj në një marrëveshje me Rusinë, por përdorimi i tyre është vonuar për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me dokumentacionin.

Bullgaria është anëtare e NATO-s që në vitin 2004 dhe në këtë kuadër është e detyruar që të mbajë një skuadrilje prej të paktën 12 avionësh në një gjendje të mirë fluturimi.

Meqenëse më shumë se gjysma e avionëve të flotës ekzistuese ajrore është në gjendje të keqe, parlamenti i Bullgarisë e ka autorizuar NATO-n që të ndihmojë për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit, përgatiti ”DË”. (b.an)

Next Post
Trupi i “lëmuar” i balerinës Klaudia Pepa (FOTO)

FOTOT/ Klaudia shfaqet tepër 'hot' në 'ditën e saj'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

Një “pushtim” në heshtje, çfarë po kërkon Izraeli në jug të Sirisë?

October 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Tetor 2026

October 6, 2026
Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

Policia reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane: Askush nuk mund të vendosë se kush duhet ndëshkuar dhe ta zbatojë këtë vendim në rrugë

October 6, 2026
Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Zgjerimi i BE-së | Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com