• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja e Ilir Metës për t’u sjellë si “prokuror Antimafie”, ndaj diplomatëve të Perëndimit

by Mero Baze
15/11/2019 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I gjithë ligjërimi politik i Ilir Metës, pas humbjes së kontrollit nga vendosmëria e faktorit perëndimor për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, është përqëndruar tek akuzat, se diplomatët perëndimorë në Shqipëri janë hajdutë.

Të akuzuarit e përjetshëm të opozitës “Meta-Berisha”, janë ambasadori i SHBA dhe ambasadori i Bashkimit Europian, pamvarësisht emrit. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, prej vitit 1995 është gjithmonë një “armik” i Berishës, ndërsa ambasadori i BE ka dalë armik pak më vonë, kryesisht kur nisi reforma në drejtësi.

Për shkak të përballjes me ta për reformën në drejtësi, ata janë konsideruar diplomatë të korruptuar. Nuk është se kanë ndonjë akuzë konkrete, por dhe nuk u duhet të mendojnë për këtë gjë. E kanë vendosur veten për një moment në vend të tyre dhe kanë menduar: “Me sa lekë do ta bënin këtë punë”, që po bëjnë ata si diplomat, dhe i kanë caktuar vetes një çmim të majmë imagjinar.

Dhe meqë nuk bëhen dot ambasadorë të SHBA apo BE, tani lekët që ëndërrojnë për vete, ua kanë caktuar atyre, dhe i kanë shpallur të korruptuar. Kjo listë tani po zgjerohet. Duket se dhe ambasadori i Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, dhe gjithkush që ka përshëndetur zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi, është shpallur diplomat i korruptuar.

Në daljen e tij të fundit publike, presidenti i Shqipërisë, ishte kthyer në “kryeprokuror” diplomatësh perëndimorë, dhe fliste vetëm për lekë. Kjo fjalë i ngjallte një tërbim dhe çekuilibër të paparë, kur shqiptonte se këto lekë i marrin diplomatë perëndimorë. I dukeshin si lekë të ikura nga duart, më shumë se sa ishte duke vajtuar integritetin e shpikur për diplomatët perëndimorë në Shqipëri.

Për fatin tonë të mirë, Perëndimi nuk e konsideron më Ilir Metën një institucion përfaqësues në Shqipëri dhe nuk e merr seriozisht. Nëse do ta merrte seriozisht, sot SHBA dhe Bashkimi Europian, por dhe Gjermania, Italia e Britania e Madhe, duhet të paraqisnin notë proteste pranë Qeverisë shqiptare dhe ndoshta të rrezikonin të ardhmen e raporteve me Shqipërinë. Në fakt, ndodh e kundërta.

Sa më shumë presidenti ynë lëshohet si qen i tërbuar ndaj Perëndimit dhe përfaqësuesve të Perëndimit në Shqipëri, aq më shumë Perëndimi po i qëndron afër Shqipërisë, për ta kaluar këtë krizë, e cila është bërë e rrezikshme, për shkak se fati i drejtësisë në Shqipëri, tashmë është lidhur dhe me fatin e Ilir Metës, dhe është në konikt interesi me të. Sa më shpejt të bëhet drejtësia, sa më parë të ngrihet Gjykata Kushtetuese, sa më parë Shqipëria të përmbushë hallkat e mbetura bosh në reformën në drejtësi, aq më pak shpresë ka për Ilir Metën si president dhe qytetar i lirë në këtë vend. Dhe kjo e prodhon gjithë këtë trazirë.

Ndaj merreni lehtë. Ilir Meta me këtë gjuhë nuk është Sali Berisha i vitit 1997, por pak a shumë Gruevski i vitit 2017. Sali Berisha i vitit 1997, me gjuhën e egër ndaj Perëndimit, u muar seriozisht, pasi përfaqësonte një pushtet kundër Perëndimit, dhe e mori përgjigjen.

Meta ngjan me Gruevksin e vitit 2017, kur ishte në këto pozita me Perëndimin, para arratisjes, por që nuk merrej më seriozisht, as kur kërcënonte, as kur çonte banditët në Parlament të përgjaknin demokracinë. Ky është një individ i dëshpëruar që ka kapur një vulë dhe një zyrë, dhe kërkon të luftojë si Don Kishot kundër Perëndimit, për hallin e tij.

Thjesht ja ka hipur kalit mbrapsht dhe askush nuk e merr seriozisht, përveç Sanço Pançove në zyrën e vet.

Next Post
Debati Rama-Kurti për Shengenin Ballkanik, Rexhep Qosja: Bashkëpunoni në të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës

Debati Rama-Kurti për Shengenin Ballkanik, Rexhep Qosja: Bashkëpunoni në të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In