• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Debati Rama-Kurti për Shengenin Ballkanik, Rexhep Qosja: Bashkëpunoni në të mirë të Shqipërisë dhe Kosovës

by Java News
15/11/2019 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A duhet të ketë një Shengen Ballkanik? Projekti i prezantuar nga kryeministri i vendit tonë, Edi Rama, që brenda vitit 2021 duhet të realizohet një Shengen Ballkanik, pasi në këtë mënyrë jo vetëm rikrijohet një Shengen në Europë, por edhe mundësohet lëvizja e lirë dhe integrimi i shpejt i qytetarëve, kësaj here është komentuar nga Panairi i Librit në Tiranë edhe nga akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja.

“A e dini ju se çfarë është ai minishengen? Çfarë premton ai minishengen? Çfarë premton ai minishengen? Cilat janë premtimet e atij minishengeni edhe cilat janë të mirat, pengesat edhe të këqijat e atij. Nuk e di numri më i madh. Ta presim, le të shohim pak. Unë di një gjë. Me minishengen apo pa Minishengen këto vende të Ballkanit Perëndimor janë vetëm disa, ndërsa Ballkani është më i gjerë. Ekziston me shekuj. Ka qenë tërësi me shekuj e Europës. Ka qenë një kohë pjesë e Perandorisë Otomane. Tashmë është Ballkani prej të cilit u krijua Ballkani Perëndimor, që nuk ka ekzistuar me këtë termë dikur pjesë e Europës. Do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Minishengen apo pa Minishengen Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së. BE është një bashkim me shumë vlera, me shumë premtime. Një premtim madhështor për Europën e paqes, e bashkëpunimit edhe multikulturor, Evropën e popujve me identitete të ndryshme që janë në harmoni, një bashkim me premtim krejt planetin. Një premtim për paqe, bashkëpunim në krejt planetin”, tha Qosja.

Por ky Shengen Ballkanik a mund të realizohet pa prezencën e Kosovës? Qosja argumenton, se Rama kurrsesi nuk mund ta ndryshojë atë që ka thënë në Serbi për Pavarësinë e Kosovës.

“Edi Rama ka thënë në Beograd diçka që se ka thënë asnjë politikan shqiptar para tij. Diçka për Pavarësinë e Kosovës. Atë që ka thënë ai nuk e ndryshon kurrë, por e mbron”, thotë akademiku.

Qosja i bën apel kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, që të kenë më shumë bashkëpunim mes tyre,për një Shqipëri edhe Kosovë të bashkuar.

“Unë do të dëshiroja që politikanët e sotëm të Kosovës, që kanë sjellë ndryshime, Albin Kurti që fitoi me ndryshimet që ka në program edhe Edi Rama që ndryshon nga modelet e politikanëve, të kenë një bashkëpunim më të dëshmuar në paraqitjet, mendimet edhe bashkëpunimet e tyre. Ai bashkëpunim, marrëveshje dhe mirëkuptim i tyre do të jetë në të mirë të Shqipërisë edhe të Kosovës, në të mirën e të gjithë Shqiptarëve, në të mirën e Shqipërisë së përbërë prej Shqipërisë edhe Kosovës së bashkuar”, përfundon Qosja.

Rexhep Qosja ishte i pranishëm në Tiranë për të promovuar vëllimin e tetë të librin “Dëshmitar në kohë historike”. /e.s/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për shqiptarin që u arrestua për mashtrim!

November 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Patriotizmi dhe frika prej tastierës

November 27, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

“Shmangni të gjitha zonat e demonstrimit”- Protesta e nesërme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët: Disa janë shndërruar në trazira të dhunshme

November 27, 2026
Operacioni “Kufiri 2” në Kosovë, sekuestrohen 136 kg drogë! Dyshime për përfshirjen edhe të një efektivi policie, një tjetër në arrati

Operacioni “Kufiri 2” në Kosovë, sekuestrohen 136 kg drogë! Dyshime për përfshirjen edhe të një efektivi policie, një tjetër në arrati

November 27, 2026
Dhunimi i Mëngjesit/ Avokatët 3 ditë bojkot, 30 seanca në GJKKO dhe Apelin e Posaçëm nuk zhvillohen këtë javë

Dhoma e Avokatisë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e rregullores së brendshme të GJKKO-së!

November 27, 2026
Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

Prokuroria e Tiranës e mori nën hetim për pastrim parash, reagon këngëtarja Xhensila Myrtezaj: S’do lejoj që të njolloset figura ime, të ardhurat janë të ligjshme!

November 27, 2026
Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

November 27, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

Reforma Zgjedhore, PD i depoziton propozimet në Kuvend! Kërkon lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme elektorale

November 27, 2026
Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

November 27, 2026
Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor, ministri Hoxha: Shqipëria do të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In