• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për të gjithë ata që duan të “përkthejnë” diplomatët!

by Mero Baze
26/10/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati rreth përballjes së Saimir Tahirit me drejtësinë ka nxitur debat rreth qëndrimeve të Perëndimit ndaj situatës aktuale në Shqipëri dhe veçanërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe SHBA. Përpjekja për t’i lexuar qëndrimet e tyre, si mbështetëse për politikat e Partisë Socialiste në pushtet apo PD, janë jo vetëm qesharake, por dhe fyese për diplomacinë Perëndimore. Dhe këtu nuk bëhet fjalë, as për mitomanë që flasin në emër të shërbimeve sekrete si gazetarë, as për politikanë që flasin në emër “të politikave të mëdha”, vetëm që të hyjnë në zemrën e vogël të kryetarit të partisë së tyre.

Qëndrimi BE dhe SHBA ndaj situatës aktuale në Shqipëri, është i qartë dhe është vazhdimi i betejës së tyre për reformën në drejtësi dhe implementimin e saj. Armiqtë dhe mbështetësit nuk kanë ndryshuar. Ka ndryshuar vetëm ritmi i betejës së tyre.

Fokusimi i diplomacisë Perëndimore është kundër krimit dhe lidhjeve të tij me politikën dhe kundër mënyrës se si sistemi ynë i drejtësisë shmang ballafaqimin e politikanëve të lidhur me krimin.

Vëmendja e tyre, është ajo çfarë bën drejtësia, Kryeprokurori dhe gjykatat dhe jo si i përdoren ata politikisht prej partive politike.

Vëmendja është sidomos tek kryeprokurori Adriatik Llalla, një i shënjuar si i papërshtatshëm për të qenë dhe vizitor në SHBA, i cili e ktheu procesin kundër Tahirit, në një projekt politik, me plot provokime, në shërbim të padronit të tij politik në Shqipëri. Ata padiskutim do të ishin të lumtur që Partia Socialiste ta gëlltiste këtë provokim dhe t’ia hiqte Tahirit imunitetin për arrestim, por janë, po ashtu të qartë, se nuk ka asnjë pengesë për drejtësinë për hetimin e tij.

Nga ana tjetër ata janë shumë të çuditur fjala vjen, se si kryeprokurori Adriatik Llalla, edhe pse ka në tavolinë fakte që një kryebashkiak i PD, është dënuar në Itali në vitin 1996 me dy vjet burg, i dërgon KQZ-së një opinion ku thotë se atë nuk e zë ligji i dekriminalizimit. Dhe kur këta diplomatët ia thonë dhe Luzim Bashës në selinë e SHQUP këtë skandal, ky i fundit del e thotë “mora mbështetjen amerikane”. Është i njëjti person që në mëngjes çon firma fallco për të kërkuar hetim për deputetin Rakipi, duke mashtruar deputetët, dhe në mbrëmje i çon fjalë deputetit Rakipi të bëhet pjesë e frontit opozitar.

Ky keqpërdorim i qëndrimeve të Perëndimit në Shqipëri, vazhdon dhe me deklaratat e Edi Ramës, që e ka ndarë mendjen t’jua ngrejë nervat të gjithëve, duke i cituar Donald Lu dhe zotin Hoyt BrianYee, vetëm tek pjesa që është pozitive për qeverinë.

Askush nga diplomacia Perëndimore nuk është e investuar të flasë mirë për qeverinë apo opozitën. Thjeshtë se nuk u duhet kjo dhe nuk e kanë betejën me ta. E kanë me sistemin e drejtësisë dhe duan prova që ai është i drejtë, i balancuar, dhe jo “kobure” në duart e politikës, për të larë hesape në prag të ikjes nga detyrat.

Në çdo vend Perëndimor një kryeprokuror si Adriatik Llalla do të kishte fat të keq nga drejtësia për mosveprim dhe degradim të proceseve të lidhjes së politikës me krimin. Herë duke bërë si radikal e herë duke bërë si tolerant. Vetëm tek ne, kryeprokurori është kthyer në një idhull politik, dhe shpresë se prej tij opozita mund të bëjë politikë, pas humbjes së thellë në zgjedhje.

Fjalia e sotme e ambasadorit Lu, që në Shqipëri politikanë të majtë dhe të djathtë kanë bërë krime për 27 vjet dhe nuk janë ndëshkuar, është e qartë se ai apo ambasadorja Vlahutin, nuk janë duke luftuar për PS e për PD, por për të shtyrë përpara institucionet e drejtësisë për t’i dhënë fund kësaj historie pandëshkueshmërie. Dhe të gjithë e dimë kush i ka ikur drejtësisë në këtë vend. I kemi përditë para syve. Shpesh duke na folur dhe për krimin.

Next Post
Kontrolli në shtëpinë e Tahirit nuk zbuloi asgjë të dyshimtë

Kontrolli në shtëpinë e Tahirit nuk zbuloi asgjë të dyshimtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

Zjarr pranë pusit të naftës dhe nënstacionit elektrik në Mallakastër (VIDEO)

August 17, 2026
“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

August 17, 2026
BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

August 17, 2026
Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me flakët

August 17, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

August 17, 2026
Presidenti Trump: Shumë shpejt do e shpallim Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA -

Goditje për Trumpin para zgjedhjeve, sondazhi nxjerr shifrën alarmante: 53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht

August 17, 2026
Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

Tragjedi në aeroportin e Bolonjës, shqiptari ndërron jetë pas uljes së avionit nga Tirana

August 17, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

August 17, 2026
Berisha akuza të forta ndaj policisë për arrestimin e Ylli Zallës: Mashtrojnë, ai u dorëzua vetë!

Berisha akuza të forta ndaj policisë për arrestimin e Ylli Zallës: Mashtrojnë, ai u dorëzua vetë!

August 17, 2026
Skadon armëpushimi SHBA-Iran! Negociatat në ngërç, çfarë pritet të ndodhë?

Skadon armëpushimi SHBA-Iran! Negociatat në ngërç, çfarë pritet të ndodhë?

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com