MALLAKASTËR- Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e së hënës, në fshatin Drenovë të Mallakastrës.
Flakët janë përhapur në një zonë pranë një pusi nafte dhe nënstacionit elektrik, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.










