• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

BE jep dritën jeshile për urën e Ibrit, Osmani: Hap historik!

by E B
17/08/2026 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka konfirmuar se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, një zhvillim që vjen pasi KFOR nisi tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urë. Sot, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e mirëpriti këtë konfirmim, duke e cilësuar hapjen e urës një hap historik.

Ura mbi lumin Ibër ka qenë prej vitesh një nga pikat më të ndjeshme në Kosovë. Ajo ndan pjesën jugore të Mitrovicës, të banuar kryesisht nga shqiptarë, me pjesën veriore, ku jeton shumica serbe. Për shkak të tensioneve të vazhdueshme, mbi urë ka qenë e pranishme prej vitesh edhe KFOR-i.

Zhvillimi i parë erdhi në fillim të kësaj jave, kur misioni i NATO-s në Kosovë njoftoi se kishte nisur tranzicionin gradual të pranisë së përhershme të trupave në urën kryesore. KFOR sqaroi se ky është një proces i bazuar në kushtet e sigurisë dhe po zhvillohet në koordinim me institucionet e Kosovës, EULEX-in dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë. Po atë ditë, në urë u pa edhe prania e Policisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, Bashkimi Europian tha se ishte informuar nga NATO dhe rikujtoi se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë i njëjtë: ura duhet të hapet pasi të përfundojnë punimet, vlerësimet dhe konsultimet me partnerët e sigurisë.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë: pasi të kompletohen punimet në urën Austerlitz në Mitrovicë, si dhe vlerësimet dhe konsultimet shtesë, ura duhet të hapet. Mund të konfirmojmë, siç është përmendur tashmë në raportin vjetor të vitit të kaluar, se ky është vërtet rasti”, tha një zëdhënës i BE-së për Gazetën Express.

Brukseli theksoi gjithashtu se, si pjesë e mekanizmit të sigurisë në Kosovë, EULEX është informuar nga KFOR për tranzicionin gradual dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet.

Vetë KFOR bëri të ditur se procesi do të jetë gradual dhe do të koordinohet ngushtë me të gjithë aktorët përkatës. Misioni i NATO-s tha se forcat e tij mbeten të gatshme për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi, ndërsa njoftoi edhe nisjen e integrimit të personelit të Policisë së Kosovës në arkitekturën e sigurisë së KFOR-it në Manastirin e Deçanit.

Një ditë pas konfirmimit të Brukselit erdhi edhe reagimi i ish-presidentes Vjosa Osmani. Ajo tha se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimi i përgjegjësive te Policia e Kosovës janë zhvillime që ndihmojnë integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të Kosovës.

“Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës. Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh. Përkundër vonesave të mëdha, ky hap do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në vendin tonë”, shkroi ajo.” shkroi Osmani.

Sipas saj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore është “një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh” dhe do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë. Në fund të reagimit, ajo shprehu mirënjohje për institucionet e angazhuara ndër vite në këtë proces, duke veçuar Policinë e Kosovës.

Next Post
“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

“Asnjë qindarkë nga premtimet”/ Berisha për zjarrfikësit: Qeveria po i trajton në mënyrë cinike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com