• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD nuk e harron liderin e saj”/ Këlliçi krah Berishës, reagimi pas “Foltores”: Ju jam përjetë mirënjohës

by Java News
07/11/2021 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Belind Këlliçi, i cili ishte i pranishëm sot në Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë të rinjtë e FRPD.

Këlliçi kujton vitin 2015 kur u zgjodh kryetar i FRPD, arritjet në këto 6 viten nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, tek kthimi shpresës për rininë shqiptare.

“Ne jemi partia e lirisë, ne jemi partia që ka themeluar mendimin ndryshe dhe unë as nuk mund ta mendoja që të mos isha sot pjesë e Foltores së liderit historik Sali Berisha, shton Këlliçi.

Përjetë mirënjohës FRPD

Dua ta nis fjalën time me një falenderim për çdo të ri të FRPD që në këto 6 vite nuk kanë lënë asnjë rrugicë, lagje, fshat, qytet e pallat pa trokitur, për të kërkuar votën për PD, për të fituar zgjedhjet e për t’i rikthyer shpresën edhe njëherë rinisë shqiptare.

Nëse unë në 2015 u zgjodha kryetar forumi në një nga proceset më të rregullta të 30 viteve brenda PD, dhe sot jam deputet, jam falë jush! Dhe për këtë ju jam mirënjohës përjetë!

Mandati im nuk është i përjetshëm aspak. Por FRPD është anëtare e të gjithë organizatave ndërkombëtare, studentore dhe europiane. Ne jemi krenarë që jemi pjesë e forumit rinor të EPP. Anëtarësuam gjatë këtyrë 6 viteve forumin tonë rinor në EDS, organizatën studentore zyrtare të EPP. Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike.

Përveçse ju jeni Partia Demokratike, ju jeni pjesë e një forumi rinor që nuk e harron kurrë historinë e saj, themeluesin e saj dhe liderin e saj historik Sali Berishën.

Kushdo që tenton dhe ëndërron të vendosë një shenjë barazimi midis personit që rrëzoi diktaturën dhe narkokriminelëve – që edhe ata janë të shpallur non grata – atyre që janë në krah të Edi Ramës, e ka shumë gabim. Ne jemi partia e lirisë, ne jemi partia që ka themeluar mendimin ndryshe dhe unë as nuk mund ta mendoja që të mos isha sot pjesë e kësaj Foltoreje.

Pas 31 vitesh demokraci në Shqipëri, që unë apo ndonjë i ri të kishte frikë të merrte pjesë e një platformë si kjo — se ju të gjithë jeni PD ku flitet e vërteta, ku gjërat thuhen sy në sy, ku thuhet mendimi ndryshe dhe respektohet — kjo do ishte çmenduri nga ana ime. Ndaj është dita që të flisni ju sot, jo unë.

Unë ju jam përjetë mirënjohës për mbështetjen që më keni dhënë mua, forumit rinor dhe Partisë Demokratike! Ju falenderoj përjetësisht!/m.j

Next Post
Vdekja e 23-vjeçares pas vaksinimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë zbulojnë diagnozën

Bilanci i covid 19/ Ministria e Shëndetësisë: 568 qytetarë të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Komunistat,spiunte e fmijte e tyre shkojne pase plakut barbare e vrases.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Tragjike në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

July 18, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Plaga, Flamingot dhe Aristoteli

July 18, 2026
Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In