• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

by A R
20/09/2026 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi, ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Facebook një video të një zonje, e cila duket teksa reciton disa vargje për diktatorin. Përmes këtij postimi, Koreshi denoncon faktin se, sipas tij, propagandë komuniste po bëhet në ambientet e Bashkisë së Lushnjes.

Në pamje të parë, vargjet e publikuara nga deputeti i PD-së tingëllojnë si ato tipike të periudhës së komunizmit. Por në emailin e VNA ka mbërritur videoja e plotë e zonjës, e cila identifikohet me emrin Flora Ngucaj. Dhe aty tabloja ndryshon tërësisht.

Në fjalimin e saj të gjatë, Flora Ngucaj tregon vuajtjet e familjes së saj gjatë regjimit komunist. Ajo e identifikon Enver Hoxhën me emrin “diktator”, ndërsa vargjet që lexon, dhe që deputeti i PD-së ka shkëputur e publikuar, janë shkruar nga babai i saj në mënyrë metaforike për ditën kur diktatori vdiq.

Pra, ajo që në videon e shkurtuar paraqitet si recitim nostalgjik për komunizmin, në videon e plotë rezulton të jetë pjesë e një rrëfimi personal mbi vuajtjen, kujtesën familjare dhe raportin me diktaturën.

Mund të ketë shumë opinione për metaforën e përdorur. Mund të diskutohet edhe cilësia e vargjeve, mënyra e leximit apo forma e zgjedhur për të treguar atë histori. Por kur vargjet shkëputen nga konteksti, siç i ka publikuar Saimir Koreshi, kuptimi i tyre përmbyset.

Në këtë rast, problemi nuk është vetëm një keqkuptim. Është përdorimi politik i një fragmenti të prerë, duke i vendosur një personi publikisht një etiketë që videoja e plotë nuk e mbështet. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një grua që në fjalimin e saj flet për vuajtjet e familjes gjatë regjimit komunist.

Antikomunizmi nuk bëhet duke deformuar dëshmitë e viktimave apo familjeve që kanë vuajtur nga komunizmi. Nuk bëhet duke marrë disa vargje, duke i zhveshur nga kuptimi dhe duke i përdorur si material denoncimi politik. Kjo nuk është kujtesë historike. Është manipulim i kujtesës.

Nëse qëllimi është denoncimi i nostalgjisë komuniste, ai duhet bërë me fakte të plota, jo me video të prera. Sepse përdorimi i një dëshmie personale jashtë kontekstit nuk godet komunizmin. Godet të vërtetën. /VNA

Next Post
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Comments 3

  1. Xhikja Xhires says:
    2 months ago

    Pse re, e bës Saja këtë puntë re ?
    Jalla re Saje, jalla.
    Kur u bënti edhe bytha jote e pa larë deputet, më mirë e hëngërtit mortja këtë vënd.
    Po ti rrugaç rruge ke qënë re.
    Nuk ke lënë hu gardhi e gur rruge pa shqyer are.
    O po nuk le pulë, keç e sheleg pa vjedhurë are.
    Qysh të bëntin edhe ty deputetë are.
    E hëngtë mortja deputetllëkun, me mutër si puna jote.
    Prandaj kjo mut PD, më keq se sa është do të venjë, kur ka mysybetër se bytha jote depuleshë.
    O të hëngërtit mortja inshalla are kukudh haleje.

    Reply
  2. Albanus says:
    2 months ago

    JU per Enver diktatrorin edhe Shqipnine e shisni sic bete me kosoven camerine… Cuditem cfare populli

    Reply
  3. Xhikja Xhires says:
    2 months ago

    Are ALBANUS, për ty, si ky muti depuleshtë Korresh, fis komunistesh prej kater breza, si Diktatori, qënkan një mutëtë are ?
    Jo, are joooooo.
    Diktatori të qinte nënen dhe babanë, pa ngrënurë mut, duke gënjyer, si puna e këtijë ronxhobonxhoje karagjoz që PD e bën depumut, se ky është muti më i mirë, ndër mutërit e tjerë që ka për rreth, kjo mut force politike.
    Të falura kush të të pyesë are.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In