• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

by A R
20/09/2026 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një artikulli të publikuar më 17 shtator nga mediumi rus “Sputnik” në gjuhën serbe, pretendohet se në Tiranë kanë ndodhur “trazira” për shkak të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Artikulli mban titullin “Trazira në Tiranë për shkak të aktgjykimit ndaj udhëheqësve të të ashtuquajturës UÇK: Shqipëria doli në krah të Prishtinës”.

Në artikull pretendohet se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë miratuan një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më tej, pretendohet se “pranë parlamentit” kanë ndodhur përleshje mes policisë dhe protestuesve, të cilët, sipas artikullit, ishin mbledhur në protestë “kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë” ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

I njëjti artikull u publikua më pas edhe nga mediumi në serbisht “Vaseljenska.net”.

Çka nuk shkon me pretendimin?

Pas hulumtimit online të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se raportimet e mediave në Shqipëri tregojnë se protesta e 17 shtatorit në Tiranë ishte pjesë e një serie protestash antiqeveritare që kishte nisur rreth 110 ditë më herët dhe kërkesa kryesore e protestuesve ishte dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Raportimi i mediave në Shqipëri

Mediumi online Reporter.al raportoi se qindra qytetarë u mblodhën pranë Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar largimin e Ramës. Sipas këtij raportimi, protestuesit hodhën vezë dhe letra higjienike drejt policisë, ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur disa prej tyre tentuan të kalonin kordonin policor dhe gardhin metalik. Më pas, pati përplasje kur një pjesë e protestuesve u nisën drejt Kryeministrisë.

Edhe BalkanWeb raportoi se protestuesit e mbledhur para Kuvendit bënin thirrje kundër klasës politike dhe kërkonin dorëheqjen e Edi Ramës.

Raportimi i Shqiptarja.com përshkruan gjithashtu se protesta e 17 shtatorit nisi para Kuvendit dhe më pas u zhvendos në zona të tjera të Tiranës. Sipas këtij mediumi, tensionet e para me policinë nisën kur protestuesit tentuan të kalonin kordonin e policisë pranë Ministrisë së Brendshme, pas së cilës pati hedhje vezësh dhe shishesh uji drejt efektivëve.

Pra, përplasjet me policinë më 17 shtator lidhen në raportimet e mediave shqiptare me protestën antiqeveritare dhe tentativat e protestuesve për të kaluar barrierat policore, ndërsa nuk gjendet në këto raportime dëshmi se përplasjet u shkaktuan nga kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Hagës.

Po vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

Është e vërtetë se më 17 shtator Kuvendi i Shqipërisë miratoi një deklaratë lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Në deklaratë Kuvendi shprehu mospajtim me vendimin dhe deklaroi se do të bashkërendojë veprimet me institucionet e Kosovës.

Po ashtu, BalkanWeb raportoi se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lexoi deklaratën në mbështetje të UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj.

Megjithatë, kjo ishte një ngjarje e ndarë nga protesta antiqeveritare jashtë Kuvendit. Madje, raportimet për protestën e 17 shtatorit tregojnë se ajo ishte paralajmëruar si protestë kundër klasës politike dhe se protestuesit kërkonin dorëheqjen e Ramës.

Ndërsa më 16 shtator, ditën kur u shpall aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protesta e qytetarëve në Tiranë u solidarizua edhe me ta. Euronews Albania raportoi se protesta e 109-të përkoi me shpalljen e vendimit në Hagë dhe se protestuesit gjatë marshimit drejt Kryeministrisë brohoritën “UÇK, UÇK”.

Faktet tregojnë se më 17 shtator në Tiranë pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, por këto përplasje ndodhën gjatë një proteste antiqeveritare që ishte zhvilluar prej rreth 110 ditësh. Pra, burimet nga mediat në Shqipëri nuk e mbështesin pretendimin e mediumit rus se përplasjet me policinë u shkaktuan për shkak të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

thegeopost.com

Next Post
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In