• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, një organizatë e madhe me ish-komunistë

by Java News
01/08/2022 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Jo sot, por qysh në fillimet e saj, Partia Demokratike e Sali Berishës (dhe jo dhjetoristëve idealistë) u konceptua si një “organizatë e madhe me ish-komunistë”. Duke nisur nga kryetari i saj i pacënueshëm, nga ish-lideri dhe “udhëheqësi” saj, dhe duke zbritur në strukturat qendrore dhe në forumet e bazës, do tëtakosh dhe gjesh ish-komunist, bij ish-komunistsh me shumicë. Nuk është fjala për ata ish-komunistë të thjeshtë, që mbetën idealistë edhe kur u shkatërrua sistemi, por fjala është për ata që, ç’nuk fituan nga Enver Hoxha, nga PPSH dhe Sigurimi i Shtetit, dhe sot hiqen si “demokratë të kulluar”. Partia Demokratike në afro 3 dekada e ca, ka treguar se, “dekomunistizimin” e ka llafe pazari, demagogji, dhe fallcitet. Sjellja e saj ndaj shtersave të persekutuara politikisht, poshtërimi që Sali Berisha dhe shpura e tij në 30 e ca vjet i bënë ish-pronarëve, pasurimi i shpejtë dhe marramandës i klaneve dhe kupolës së PD, janë fakte të pakundërshtueshme. Ajo parti kurrë nuk ka qenë ideologjikisht e djathtë, Sali Berisha parimisht nuk ka qenë kurrë i djathtë, dhe fryma e asaj force politike kurrë nuk ka qenë demokratike. Dajaku dhe dhuna ndaj Azem Hajdarit, sikterrisja që i bënë duke e quajtur deri “spiun i Sigurimit” në “RD”, apo dhe dhuna e paparë ndaj ish-të përkdjekurve poliktikë, janë fakte që askush në Partinë Demokratike të Sali Berishës nuk i kundërshton. Ajo forcë politike, është sot organizata më e madhe mbushur me ish-komunistë, bij dhe bijat e tyre, që kanë përfituar dje, dhe janë bërë milionerë sot duke shfrytëzuar pushtetin dhe “votën e lirë”. Sali Berisha ka qenë dhe mbetet, persekutori më real i votës së lirë. Strukturat e asaj partie nga qendra deri në bazë, e kanë detyrim motivimin nga “udhëheqësi”, fjala dhe vepra e tij. Në degët e asaj partie në rrethe, mbi 90 per qind e stafit drejtues janë bij dhe bija të ish-drejtuesve të kohës së komunizmit. Atëhere, për çfarë “dekomunistizimi” e ka fjalën Sali Berisha kur thotë “pushtetin e kanë marrë sot bij të etërve”, kur partinë e tij e ka të mbushur me “ish-kalecë” të kohës së diktaturës ? ​Partia Demokratike ka sot fizionominë e kryetarit, frymën dhe “aromën” e liderit të përjetshëm. Askush nuk guxon të kërkojë atje, largimin e ish-komunistëve, e atyre që dikur rrinin në zyrat e ish-anëtarëve të Byrosë Politike, dhe sot hiqen sikur kanë qenë “desidentë të atij pushteti”. Në fakt, procesi i dekomunistizimit në Shqipëri, ka gjasa të vazhdojë edhe për 3 dekada të tjera, derisa nga skena politike të ikin ish-komunistët dhe ish-sekretarët e organizatave të PPSH, apo dhe pasuesit e tyre. Shqipëria në BE, nuk mund të pranohet me politikanë të indoktrinuar qysh nga koha e komunizmit, dhe që mbajnë të gjallë frymën e tyre të përjashtimit dhe shtypjes. Si një “lojtar i vjetër”, Sali Berisha ka patur dhe ka një rol të rëndësishëm, në procesin e gjatë dhe rraskapitës të dekomunistizimit të skenës politike, por edhe të lënies jashtë saj të ish-agjentëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Dosjet e tyre, janë sot “shpëtimi” i Berishës për shumë arsye, ndaj dhe mban pranë shumë emra dhe figura të njohura të asaj kohe.
Next Post
Del FOTO/ Ky është emigranti shqiptar që vrau gruan në Greqi. Kishte abuzuar sistematikisht me viktimën

Del FOTO/ Ky është emigranti shqiptar që vrau gruan në Greqi. Kishte abuzuar sistematikisht me viktimën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sumet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

Sumet e rebelëve Huthi, kompania saudite e naftës evakuon stafin nga Dhahrani

October 22, 2026
Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

October 22, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Italia dhe Spanja bien dakord të heqin kontrollet kufitare pas gati 3 muajsh tensionesh për Ceutën

October 22, 2026
“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

October 22, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Përgjigjen e mora kur pashë Kuvendin”- Seanca në GJKKO, ish-presidenti Meta tregon çfarë ndodhi: U shfaq një prokuror që s’ka lidhje me çështjen, lexoi…

October 22, 2026
‘Fytyra’ tjetër e Kuvendit/ Nga teoritë konspirative në TikTok, te dhunimi i Ramës në 97-ën, ja çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në sallë? (VIDEO)

‘Fytyra’ tjetër e Kuvendit/ Nga teoritë konspirative në TikTok, te dhunimi i Ramës në 97-ën, ja çfarë shikonte Berisha në iPad gjatë kaosit në sallë? (VIDEO)

October 22, 2026
Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

Paradoksi që po ‘trondit’ Brazilin: Pse të varfrit po braktisin Lulën dhe po mbështesin Bolsonaro-n?

October 22, 2026
Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen në ditët në vijim

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

EMRAT/ “Vaterloja” e sotme në Kuvend, PS me ‘dorë të hekurt’, kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së: Na kanë fyer dhe sulmuar fizikisht

October 22, 2026
Franca nuk gjen qetësi, pas protestave edhe katastrofa natyrore! Stuhia Adam shkakton përmbytje vdekjeprurëse, dëme të konsiderueshme

Franca nuk gjen qetësi, pas protestave edhe katastrofa natyrore! Stuhia Adam shkakton përmbytje vdekjeprurëse, dëme të konsiderueshme

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In