Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar të enjten në një përgjigje të gazetarë se do të hyjë në garë për të marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“A e keni dëgjuar që kam thënë se do të jem [kandidat për kryetar]?”, deklaroi Rama i pyetur nëse do të garojë për udhëheqjen e partisë më të vjetër në Kosovë.
Ai foli edhe për të ardhmen e kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, duke sugjeruar se do të ishte më mirë që ai të jepte dorëheqje nga pozita e të parit të LDK-së.
“Mendoj se do të kishte bërë mirë [të jepte dorëheqje], ashtu duhet të bëjë”, u shpreh Rama, i cili shpesh ka dëshmuar se nuk heziton t’i trazojë ujërat brenda LDK-së.
Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së në vitin 2021 dhe u rizgjodh në vitin 2023. Në janar të vitit 2026, pas ofrimit të dorëheqjes, delegatët e Kuvendit të LDK-së votuan që ai të mbetej kryetar, kurse Rama fitoi dy palë zgjedhje lokale nën siglën e LDK-së, në vitin 2021 dhe në vitin 2025, por gjithmonë ka insituar se nuk është anëtar i LDK-së.











