• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përgjigjen e mora kur pashë Kuvendin”- Seanca në GJKKO, ish-presidenti Meta tregon çfarë ndodhi: U shfaq një prokuror që s’ka lidhje me çështjen, lexoi…

by A. Q
22/10/2026 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme vendosi sot që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës, duke nisur nga data 29 tetor.

Në një reagim të gjatë përmes një postimi në Facebook, ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ndërsa e cilëson këtë një drejtësi me regji, që sipas tij sot ka arritur nivelet më të larta.

Duke treguar hap pas hapi në mënyrë kronoligjike gjithë atë çfarë ka ndodhur sot në seancë, herë dhe me tone ironike, Ilir Meta thotë se ishte e pakuptimtë që të shtyhej gjyqi ndaj tij, ndërkohë që ka kërkuar dhe i lejohet që të mbrohet pa avokat, duke thënë se arsyeja e shtyrjes së gjyqit (për shkak të bojkotit të Avokatëve) në këtë rast nuk qëndron.

“Përgjigjen më të mirë e mora kur pashë në media se Kuvendi sot ka vendosur të mos e përfshijë në programin e punimeve, nismën ligjore të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi për zgjidhjen e konfliktit të qëllimshëm dhe me regji të qartë politike, midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që siç e kemi theksuar vazhdimisht po provohet se është një konflikt i orkestruar nga Edi Rama”, shkruan Meta.

Reagimi i plotë:

“Drejtësia me Regji arrin nivelet më të larta.

Seanca e sotme e gjykimit ndaj meje u vonua me rreth 40 minuta sepse asnjë nga prokurorët nuk ishte i pranishëm, në ora 10:00, siç ishte vendosur javën e kaluar edhe me dakordësinë e 2 prokurorëve të çështjes (nga 3 gjithsej).

Por më në fund dera u hap dhe një zotëri me togë të zezë u shfaq plot solemnitet. Unë kujtova se duhej të ishte një nga avokatët e caktuar nga gjykata, nga lista e Ministrisë së Drejtësisë (Qeverisë Rama 4), për të mbrojtur mua.

Por u zhgënjeva shpejt, sepse në vend të vinte pranë meje në platformën e xhamit, u ul përballë meje në vendin e 3 prokurorëve që mungonin.

Pa u ulur ai mirë, u hap dera dhe u ul menjëherë edhe trupi gjykues që zuri podiumin.

Prokurori, që nuk ka asnjë lidhje me çështjen time, pasi u prezantua, kishte ardhur vetëm për të lexuar kërkesën e 3 kolegëve të tij për ndërprerjen e shtyrjen e seancës dhe për pezullimin e afateve të mia të paraburgimit.

Duke uruar që të 3 prokurorët e çështjes time të gëzojnë të shëndet të plotë, meqë jemi edhe në stinë virozash, i kërkova përsëri trupit gjykues, sikurse ja kam kërkuar edhe dje me shkresë zyrtare, që të vazhdonte gjykimi im, sepse isha dhe jam në gjendje të mbrohem vetë dhe se këtë të drejtë ma jep ligji dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Trupi gjykues u tërhoq për vendim dhe pas këshillimit mes tyre, deklaroi me pak fjalë, se seanca e gjykimit do të shtyhej jo vetëm për shkak të mungesës në bankën e avokatit (ishte prezent në sallë) të mbrojtësit tim ligjor, Av. Bujar Musta, që e ka të pamundur marrjen pjesë për shkak të konfliktit GJKKO Shkallë e Parë – Dhoma Kombëtare e Avokatisë sepse i hiqet licenca automatikisht.

Gjykata fajësoi për mosparaqitje edhe dy avokatët që ajo po vetë i caktoi pa më pyetur mua fare, të përzgjedhur prej saj nga lista e Ministrisë së Drejtësisë (Qeverisë Rama 4).

Afërmendsh, gjykata miratoi kërkesën e prokurorit të deleguar, i cili nuk mund të kthehej duarbosh te 3 kolegët që kishin punë më të rëndësishme, për pezullimin e afateve të mia të paraburgimit.

Por gjykata, të paktën, na njoftoi një haber të mirë, se sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila prevalon mbi ligjet vendase, seancën tjetër unë do të mbrohesha vetë, pa avokat.

Ajo që ende nuk po kuptoj është se përse u anullua seanca e sotme gjyqësore, kur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, ma ka njohur këtë të drejtë, që unë ia kam shprehur verbalisht dhe zyrtarisht me shkrim trupit gjykues, para çdo seance.

Dhe përse duhej të mos zhvillohej sot gjyqi kur prokurori ishte, kur unë isha (nuk kam munguar kurrë në asnjë seancë) dhe kam të drejtën të mbrohem pa avokat, dhe kur trupi gjykues ishte aty.

Po kështu, pyes veten përse janë anuluar këto seanca kur mund të zhvilloheshin pa praninë e avokatit?

Përgjigjen më të mirë e mora kur pashë në media se Kuvendi sot ka vendosur të mos e përfshijë në programin e punimeve, nismën ligjore të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi për zgjidhjen e konfliktit të qëllimshëm dhe me regji të qartë politike, midis GJKKO Shkallë e Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë, që siç e kemi theksuar vazhdimisht po provohet se është një konflikt i orkestruar nga Edi Rama.

Por këtu nuk është thjesht problemi i cënimit të lirive të Ilir Metës, pasi unë kam edhe privilegjin ta kem emrin ILIR, por fakti se ky konflikt po prodhon pasoja shumë të rënda.

Nga 1 shtatori 2026 dhe derimë tani, janë shtyrë rreth 600 seanca gjykimi, nga të cilat vetëm 6 janë të Ilir Metës.

Pasoja shumë e rëndë është se për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe kriminale Ilir Metën në paraburgim, po e pësojnë qindra qytetarë të tjerë të pandehur dhe të privuar nga liria, që ju shtyhen proceset gjyqësore dhe ju pezullohen padrejtësisht afatet e paraburgimit”.

Next Post
“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

“PD dhe PS duan të minojnë revoltën e studentëve”- Tha se pedagogët në protestë janë të lidhur me PD, gruaja e Olldashit i përgjigjet Berishës: Formë minimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj

October 23, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Tensione në rritje në Bregun Perëndimor, Netanyahu urdhëron bllokadë totale

October 23, 2026
Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

Autonomia, përgjegjësia dhe ajo që ndodh realisht në arsim

October 23, 2026
Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

Nafta Brent arrin në 115 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se pesë muaj

October 23, 2026
Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

Forcat ajrore të Francës dhe Britanisë së Madhe stërvitje të përbashkët bërthamore

October 23, 2026
Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

Nis gjyqi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, familjarët përballen me të pandehurit, kërkojnë drejtësi

October 23, 2026
Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In